Këtu duhet të ndalojmë, kësaj rradhe asgjë nuk është si më parë…

Erl KODRA

Kësaj rradhe asgjë nuk është si më parë, domethënë, nuk ka asnjë mundësi që kjo GJAMË të kalojë ngjashëm me skandalet e tjera, çfarëdo që të ngjasë, edhe sikur në planetin Tokë të ulen jashtëtokësorët.

Ndërsa po shkruaj këto rradhë, po dëgjoj në ABC News të ftuarën e ditës më të zezë të demokracisë shqiptare, zonjën e Partisë Socialiste dhe të Rilindjes, Mimi Kodheli. E pabesueshme në fakt. Kjo grua, kjo nënë, kjo femër; pa u skuqur, e qetë, e bindur, e sigurtë në ato çfarë thotë vazhdon e mbron pa pikën e turpit, turpin lakuriq të Edi Ramës, teksa ka përdhunuar masivisht shqiptarët, vullnetin dhe të drejtën e tyre për zgjedhje të lira. Kjo grua, që grua i thënçin, vazhdon e mbron perversitetin e Edi Ramës me një lloj qetësie olimpike, pa u skuqur, pa e ndjerë fare se po mbron atë që një qenie normale njerëzore nuk mund t’a mbrojë.

Mimi Kodheli sapo e bëri.

Për fat të keq zonja Kodheli nuk është vetëm. Si ajo janë gjithë kuplaraja e Edi Ramës. Më të zellëshmit do t’i shohim në darkë nëpër televizione, duke lëpirë ndyrësitë e tij. Do t’i shohim pas ndonja një ore, teksa do të mbyten në nga llapa e vet, ndërsa Edi do t’u lëshojë mu në gurmaz topat e mëdhenj me mutin e brekëve të grisura të Shukri Xhelilit.

Nuk më vjen keq për ata që nuk duan të shkëputen nga nevojtorja Edi Rama, por më vjen keq për shqiptarët e mirë socialistë, që nuk po u ndahen dotë krimeve të ndyra, edhe pas 75 vitesh. Më vjen keq, sepse edhe ata janë shqiptarë si ne, si unë e si ti që po lexon këto rradhë. Jemi aq pak për të patur kaq shumë llum mes nesh. Jemi aq të afërt, sa gjëma në shtëpinë e socialistëve shqiptarë po mban peng Shqipërinë.

Unë nuk e di nëse ka ndonjë zë kundër Edi Ramës në Partinë Socialiste, por nëse nuk flasin sonte, le të heshtin përgjithmonë. Sepse sonte është ai momenti që ndanë dy botë, dy epoka.

E mira dhe e keqja kurrë më parë nuk kanë qenë kaq lehtësisht të dallueshme, kaq të qarta.

Artikulli paraprakShefi i policisë së Kamzës që doli në përgjimet e BILD, kunati i prokurorit të dosjes “184”
Artikulli tjetërKryemadhi: Largimin i Ramës është detyrim për të shpëtuar Shqipërinë nga kaosi!