Khedira jep sinjale lamtumire

Mesfushori gjerman i skuadrës së Juventusit, Sami Khedira, ka deklaruar sot se mund të rikthehet në Bundesligë në fund të këtij sezoni. Gjatë një eventi të Porsche, mesfushori i ekipit bardhezi ka bërë me dije se i mungon kampionati gjerman, ku është larguar në vitin 2010. Asokohe ai u transferua nga Shtutgardi te Real Madrid, ndërkohë që prej 3 sezonësh luan me Juventusit, ku shprehet se ndihet komod. “Jam ende i ri, kam ende disa vite kontratë (skadon në vitin 2019), por nuk e përjashtoj mundësinë që të rikthehem në Gjermani”, tha Khedira. Pasi ka fituar titullin kampion në dy sezonet e fundit me bardhezinjtë, mesfushori gjerman kërkon që këtë gjë ta bëjë edhe këtë vit. Por këtë sezon, në krye të renditjes është Napoli, në një duel “kokë më kokë” me Juven. “Kurrë më parë kampionati nuk ka qenë kaq i bukur. Napoli është një pikë para nesh, por ne kemi një ekip më të fortë, jo me 11 lojtarë, por me 20 të tillë. Kemi fituar shumë tituj, por jemi të ngopur dhe kjo na bën favoritë edhe këtë vit”, tha Khedira. Në lidhje me sfidën në Champions ndaj Tottenham, ku Juventusi barazoi 2-2 në fushën e tij, lojtari bardhezi shtoi: “Shanset që të kalojmë turin janë 50-50. Në takimin e parë, në fushën tonë, nuk luajtëm mirë dhe ata u treguan më të zotë për të përfituar”, tha Khedira.

Exit mobile version