Rusia dhe Ukraina shkëmbyen 303 të burgosur nga secila palë, duke përfunduar kështu fazën e tretë dhe të fundit të marrëveshjes për lirimin e 1,000 të burgosurve nga secila palë.
“303 luftëtarë ukrainas janë në atdhe. Faza e tretë e marrëveshjes së shkëmbimit 1,000 për 1,000, e arritur në Turqi, është përfunduar”, njoftoi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev.
“Është e sigurt se ne do t’i kthejmë të gjithë njerëzit tanë nga robëria ruse. Në zbatim të marrëveshjeve ukrainaso-ruse të 16 majit në Stamboll, gjatë periudhës nga 23 deri më 25 maj, palët ruse dhe ukrainase vazhduan me një shkëmbim prej 1,000 personash për 1,000”, njoftoi Ministria Ruse e Mbrojtjes.
Shkëmbimi i të burgosurve u përfundua disa orë pas sulmit të ri masiv ajror rus që vrau të paktën një duzinë njerëzish.
Kjo është nata e dytë e sulmeve të rëndësishme kundër Ukrainës, pasi afërsisht 250 dronë dhe 14 raketa balistike u zbuluan natën e së premtes ndaj të shtunës nga Forcat Ajrore Ukrainase. Shënjestra e shumicës së këtyre armëve ishte kryeqyteti ukrainas.
Shërbimet e emergjencës ukrainase e përshkruan sot, në një mesazh në Telegram, një “natë terrori në rajonin e Kievit”. “Sulmi masiv i natës la katër të vdekur dhe 16 të plagosur, përfshirë tre fëmijë” në zonë.