Shkrimtari i njohur, Kim Mehmeti e ka cilësuar qeverisjen e sotme të Edi Ramës, si pjesëmarrje në spektakël televiziv, ky kryepersonazh është kryeministri, e gjithë të tjerët ‘dublantë’ të tij.
Sipas tij vendi është bërë i pabanueshëm për rininë shqiptare, pasi vetë politikanët janë kthyer në hajdutë.
“Në Shqipëri, veprimtaria politike kryesisht përjetohet si pjesëmarrje në spektakël televiziv, ky kryepersonazh është kryeministri, e gjithë të tjerët ‘dublantë’ të tij, në spektakël që duhet ta mbulojë të vërtetën se vendi është duke u bërë i pabanueshëm për rininë shqiptare.
Po pra, shumica e politikanëve të ‘Shqipërive’ tona, ndryshe -ndryshe e përjetojnë veprimtarinë politike, por njësoj lezeçëm e shijojnë ‘hajdutokracinë’!”, ka shkruar Mehmeti në faqen e tij në Facebook.