Pasditen e 27-të në Sheshin e Lirisë të organizuar rreth forumit për personat me aftësi të kufizuara, qytetarëve iu bashkua edhe shkrimtari Kim Mehmeti, i cili udhëtoi nga Shkupi për të mbështetur qëndresën qytetare për zgjedhje të lira e të ndershme. Mehmeti tha se si shqiptar nga shteti i Maqedonisë, e vetmja gjë që uron për Shqipërinë, është që të kthehet në një vend ku sundon ligji, e jo partitë politike. “Shqipëria duhet të bëhet shtet normal, duhet të bëhet shtet demokratik, duhet të bëhet shtet ku të mbisundojë ligji. Duhet të bëhet shtet ku do të ketë një Parlament, nga i cili nuk turpërohemi ne shqiptarët e tjerë. Duhet të bëhet shtet me institucione shtetërore, demokratike që do të jenë në shërbim të shqiptarëve e të shqiptarisë e jo në shërbim të partisë. Kur të bëhet Shqipëria e tillë, unë si shqiptar i Maqedonisë do të jetoj shumë i qetë”. Mehmeti foli edhe për vendimin e Kryeministrit Rama për të shkarkuar katër ministra, të cilët duhet të angazhohen me kohë të plotë në organizimin e partisë për fushatë. “Ata që duhet të punojnë për të forcuar shtetin, ai i çon të punojë për të forcuar partinë që do të thotë se për të është më e rëndësishme Partia Socialiste se Shqipëria. Kjo është mendësi e pastër enveriste. Kjo do të thotë që partia e fortë e bën shtetin e fortë, që partia është e barabartë me interesin e popullit, që balancon interesin partiak me interesin e popullit. Përsa i përket ikjes së Ramës, mua më kanë shkruar shumë gazetarë dhe më kanë pyetur a jeni për një mandat të dytë për Edi Ramën dhe u kam thënë: Rama e ka shumë edhe një mandat”.
“Ai i largoi ministrat që të punojnë për partinë dhe jo për shtetin. Kjo tregon se për të e para është partia, pastaj vjen Shqipëria. Kur të bëhet Shqipëria e tillë, unë si shqiptar i Maqedonisë do jem i qetë. Unë nuk dua Shqipëri që të ketë dekor për spektakle televizive të kryeministrit të tanishëm. Mirëpo Maqedonia, duke e ditur si është Shqipëria nëse politika kontrollon krimin apo anasjelltas, atëherë ata do të jenë shumë të qetë me ne. Ministrat më të mirët, kryeministri tha se po i çon të punojnë për partinë. Ky është mentalitet enverist. Unë nuk dua kësi Shqipërie. Ne dhe shqiptarët jashtë Shqipërisë nuk jemi të interesuar për parti të forta, por për Shqipëri të fortë. Nuk dua Shqipëri, ku hallexhinjtë të ulen përkrah kryeministrit dhe ai t’i përdorë për të treguar se Shqipëria është shkak i imi jo unë shkak i Shqipërisë. Kur më është bërë kjo ofertë të vij në çadër bëra vetëm një pyetje: ju intereson PD e fortë apo Shqipëri e fortë”, tha Mehmeti.
Mehmeti tha edhe arsyen përse vendosi të flasë nga agora e qendresës qytetare për zgjedhje të lira. “Unë tani e di se do fillojnë tregimet: Çfarë i dha Lulzim Basha, Kimit që erdhi aty? Unë do të tregoj, mos të lodhen fare. Më ofroi diçka që nuk refuzohet. Nuk refuzohet shpresa se ndoshta nga kjo çadër nis të ndërtohet Shqipëria e fortë. Unë dua nesër të kthehem në Shkup me shpresën se këtu fillon ndërtimi i asaj Shqipërie që ëndërrojnë të gjithë. Këtë e them vetëm e vetëm, sepse Partisë Demokratike i ka hije ta bëjë këtë, sepse ajo e rrënoi atë që rrënoi, ajo duhet ta rrënojë edhe këtë Shqipëri, e cila është një Shqipëri partiake. Çdo parti që do ta ndërtojë këtë Shqipëri, mua më ka partizan të vetin”.
“Para ca ditëve, një gazetar i huaj më pyeti se “çfarë duhet të bëjë Shqipëria për ju shqiptarët e Maqedonisë”. I thashë, jo ndonjë gjë të veçantë. “Shqipëria duhet të bëhet shtet normal, duhet të bëhet shtet demokratik, duhet të bëhet shtet, ku të mbisundojë ligji. Duhet të bëhet shtet, ku do të ketë një Parlament nga i cili nuk turpërohemi ne shqiptarët e tjerë. Duhet të bëhet shtet me institucione shtetërore, demokratike, që do të jenë në shërbim të shqiptarëve e të shqiptarisë e jo në shërbim të partisë. Kur të bëhet Shqipëria e tillë, unë si shqiptar i Maqedonisë do të jetoj shumë i qetë, sdo kem problem me maqedonasit, madje, ata do vijnë të më puthin në ballë sa herë do të kem ndonjë problem. Sepse ata do e dinë, se kur kam unë një Shqipëri të tillë, të konsoliduar, atëherë kur të flasë Tirana, do dridhet Shkupi. Mirëpo, ata duke e ditur që Shqipëria është e këtillë, si kopsht kanabisi, ku nuk merret vesh nëse krimi e kontrollon politikën, apo politika krimin, ata janë shumë komod ndaj nesh. Urtë e shqip, unë nuk dua Shqipëri që do të jetë si atelie, ku piktori do të ekspozojë pikturat e veta, unë nuk dua as Shqipëri që do të jetë vetëm dekor për spektakle televizive si të kryeministrit të tanishëm. Nuk dua as Shqipëri, ku ata fshatarët hallexhinj, ata të papunët hallexhinj, ata të rinjtë hallexhinj të ulen rreth kryeministrit, të cilët ai t’i përdorë vetëm si fasadë për punët e tij. Edhe që ta përmbyll. Para ca netëve e dëgjova kryeministrin të thotë kështu. Unë i lirova ministrit, jo për diçka tjetër, por që të shkojnë dhe të punojnë për partinë. “Ata që duhet të punojnë për të forcuar Shtetin, ai i çon të punojë për të forcuar partinë që do të thotë se për të është më e rëndësishme Partia Socialiste se Shqipëria. Kjo është mendësi e pastër enveriste. Kjo do të thotë që partia e fortë e bën shtetin e fortë që partia është e barabartë me interesin e popullit, që balancon interesin partiak me interesin e popullit. Përsa i përket ikjes së Ramës, mua më kanë shkruar shumë gazetarë dhe më kanë pyetur a jeni për një mandat të dytë për Edi Ramën dhe u kam thënë: Rama e ka shumë edhe një mandat. Unë tani e di se do fillojnë tregimet: Çfarë i dha Lulzim Basha, Kimit që erdhi aty? Unë do të tregoj, mos të lodhen fare. Më ofroi diçka që nuk refuzohet. Nuk refuzohet shpresa se ndoshta nga kjo çadër nis të ndërtohet Shqipëria e fortë. Unë dua nesër të kthehem në Shkup me shpresën se këtu fillon ndërtimi i asaj Shqipërie që ëndërrojnë të gjithë. Këtë e them vetëm e vetëm, sepse Partisë Demokratike i ka hije ta bëjë këtë, sepse ajo e rrënoi atë që rrënoi, ajo duhet ta rrënojë edhe këtë Shqipëri, e cila është një Shqipëri partiake. Çdo parti që do ta ndërtojë këtë Shqipëri, mua më ka partizan të vetin”.
Kryetari demokrat, Lulzim Basha falenderoi Mehmentin për fjalët e urta dhe u kujtoi qytetarëve se, qëndresa e tyre është në emër të zgjedhjeve të lira e të ndershme, e jo pushteteve partiake. “Këtu jemi para të gjithash jo për PD as për fatin politik të ndonjë politikani, por për Shqipërinë evropiane moderne, demokratike. Për Shqipërinë e fortë me shqiptarë të fortë. Ne jemi këtu për zgjedhje të lira e të ndershme si themeli i Republikës së Re, ku pushtetin e kanë qytetarët dhe qeveria duhet dhe do të mbahet përgjegjëse në raport me premtimet e saj”.