Përballë gazetarit Blendi Fevziu, ambasadorja e SHBA, Kim tha se ka një numër ankimesh në SPAK dhe ata duhet t’i hetojnë këto raste. Ambasadorja Kim tha se ky problem është prekur në raportin paraprak të ODIHR dhe pohoi se shpreson që ky fenomen do të lagohet nga zgjedhjet në Shqipëri.
Pjesë nga Intervista
Blendi Fevziu: Normalisht, është ODIHR që certifikon zgjedhjet, por kemi probleme të brendshme, sepse të gjithë e dinë që shitja ose blerja e votës, një proces i dyanshëm, jo vetëm blerja, është një fenomen në Shqipëri. A keni parë shenja të këtij fenomeni dhe çfarë mendoni për këtë?
Ambasadorja Kim: Është një problem që ishte në raportin paraprak të ODIHR, përveç disa aktiviteteve të tjera që shpresojmë se do të eliminohen nga zgjedhjet në Shqipëri. Dhe mendoj se kjo do të ndodhë, por siç e përmenda më herët, tani ka dy gjëra që duhet të ndodhin. Së pari, janë paraqitur një numër ankimesh në SPAK, tek prokurorët dhe ligjzbatuesit. Ata duhet t’i marrin këto seriozisht dhe t’i hetojnë të gjitha këto raste.
Blendi Fevziu: …kanë filluar shumë raste…
Ambasadorja Kim: Me sa kuptoj, deri tani, janë paraqitur 143 ankime dhe nga këto, 54 janë regjistruar sepse hetuesit vendosin cilat kanë meritë dhe cilat jo; cilat duhen hetuar nga SPAK dhe cilat nga prokuroritë e rretheve, bazuar në kompetencat e tyre. Me sa kuptoj, tani janë 37 çështje duke u hetuar në mënyrë aktive. I presim rezultatet e këtyre. Siç e dini, KQZ po shikon ankimet që janë dorëzuar, pra ka një proces.