Kina shkurton investimet në Shtetet e Bashkuara

Investimet e drejtpërdrejta kineze në Shtetet e Bashkuara janë ngadalësuar, duke pësuar një rënie prej 80 përqindësh nga vitit 2016 deri në vitin 2018, sipas hulumtimeve nga organizata Rhodium Group.

Mes sektorëve të goditur më rëndë janë tregu i pasurive të patundshme dhe hotelieria. Investitorët kinezë nuk nxitojnë më që të blejnë prona në zona të rëndësishme si Nju Jorku, Çikago, San Françisko apo qyteti Los Angeles.

Korrespondetja e Zërit të Amerikës Elizabeth Lee na njeh në materialin në vazhdim se çfarë qendron pas kësaj prirje në rënie dhe si po ndikohet një qytet amerikan në veçanti. Në Los Angeles, vija e horizontit mund të shihet lehtë nga zyra e zotit Stephen Cheung.

Por ai shqetësohet nga gjërat që shihen në këtë peisazh.
“Horizontet e qyteteve nuk janë të mbushura më me vinça që furnizohen nga investimet kineze në Amerikë. Jemi të shqetësuar për ndërtimet e këtushme të lëna në mes për arsye financiare”, thotë Presidenti i Qendrës Botërore të Tregtisë në Los Angeles Stephen Cheung.

Një shembull i tillë, thotë ai, është “Oceanwide Plaza” miliarda dollarëshe që ndodhet në një zonë të kushtueshme pranë qendrës së konventave dhe kompleksit ku luajnë basketboll ekipet Lakers dhe Clippers.

Puna ngeci në janar për këtë qendër me apartamente, hotel dhe dyqane, ndërsa zoti Cheung thotë se ka parë shumë pak aktivitete që nga ajo kohë.n “E kam fjalën për blerësit e apartamenteve dhe aktiviteti në dyane që pritet atje, janë fitime që nuk do të mblidhen aq shpejt sa ishte menduar.”

Ngecja në “Oceanwide Plaza” nuk është vetëm një shenjë e rënies së theksuar të kapitalit që vjen nga Kina në një kohë tensionesh të larta mes dy superfuqive.

Investimi i përgjithshëm i drejtpërdrejtë mes Kinës … ((End Courtesy))……dhe Amerikës arriti kulmin në vitin 2016 në masën 60 miliard dollarë, pastaj pësoi rënie drastike, sipas Rhodium Group.

Një arsye është ndryshimi i politikave monetare të Kinës, .. thotë avokati për pasuritë e patundshme Dale Goldsmith në qytetin Los Angeles. “Shumë kompani kineze nxorën paratë e tyre jashtë vendi për të bërë investime më të sigurta. Përfundimisht Kina ndryshoi ligjet për të kontrolluar këtë veprimtari.”

Tjetër arsye është shtimi i vigjelencës nga organizata federale e mbikëqyrjes, Komiteti për Investimet e Huaja në Shtetet e Bashkuara, CFIUS. Sipas përllogaritjeve nga Rhodium Group, hetimet e organizatës federale amerikane, kanë bërë që investitorët kinezë të braktisin marrëveshje prej

më shumë se 2.5 miliard dollarësh. Tjetër faktor është edhe ekonomia amerikane relativisht e fortë, thotë zoti Goldsmith. “Fuqia e dollarit ka bërë që investimet të jenë më pak tërheqëse për kinezët dhe shtetet e tjera. Pastaj edhe kostoja e ndërtimit është rritur tej mase.”

Përfundimisht, vazhdimi i një lufte tregtare mes Amerikës dhe Kinës mbjell pasiguri në një klimë investimesh tashmë sfiduese, thotë zoti Cheung. “Një pjesë e arsyes që nuk po shohim projekte të reja që vijnë nga Kina është për shkak të luftës tregtare, duke mos ditur për të ardhmen. Ndërsa tensionet përshkallëzohen, mendoj se shumë kompani kineze e shohin me dyshim futjen në tregun amerikan.”

Lufta tregtare po krijon një prirje të re. Për të menjanuar tarifat e larta, kompanitë ndërkombëtare… po zhvensoin manifakturën nga Kina drejt vendeve të Azisë Jugore.
Disa vende po përfitojnë nga kjo.

Të tjerët po përpiqen të rrisin investimet direkte për të kompensuar efektet negative në vendet e tyre nga lufta tregtare. “Kryesisht Vietnami dhe Indonezia, gjatë viteve të fundit, kanë qënë shumë aktivë duke ofruar mundësi biznesi”, thotë zoti Cheung.

Për sa kohë që tensionet ekonomike mbeten të larta mes Uashingtonit dhe Pekinit, Los Angeles dhe qytete të tjera do të duhet të kërkojnë diku tjetër kapital investimi.

Artikulli paraprakKoreja e Veriut hedh dy raketa të reja
Artikulli tjetërNëse bezdiseni kur tjerët përtypin ushqimin me zë, atëherë mund të jeni gjeni