Disa kisha në Voskopojë prej vitit 2023 i janë nënshtruar restaurimit, përmes një projekti për përmirësimin e turizmit kulturor.
Sipas afateve të publikuara në hyrje të godinës së kishës së Shën Mërisë, punimet për restaurimin e kishave në Voskopojë duhet të ishin drejt fundit, por 2 muaj para afatit të përfundimit, në qershor 2025, duket se nuk do të mbyllen në kohë.
Grupi i “Tak Fak” ishte në Voskopojë ku pa nga afër situatën në disa prej kishave, si ajo e Shën Premtës ku janë zhdukur ikonat dhe gjurmët e tyre në mur e vërtetojnë.
Ndërsa kisha e kryeengjëjve, Gabrieli dhe Mikaeli si dhe kisha e Shën Kollit e Shën Prodhonit, janë në proces restaurimi prej qershorit 2023.
Sic duket nga pamjet, teksa punimet duhet të vijonin në këto 2 vite, çatia e kishës është ende e mbuluar me plasmas.
Turistët vendas dhe të huaj që vijnë në Voskopojë për të vizituar kishat, shprehen të pakënaqur me degradimin e këtyre objekteve kulturore dhe mungesën e vëmendjes nga shteti./BalkanWeb