Kishin arritur marrëveshje para gjashtë muajsh, skuadra kroate zyrtarizon sulmuesin shqiptar

Futbollisti shqiptar i Kosovës, Ernis Qestaj është transferuar përfundimisht në skuadrën kroate, NK Slaven Belupo.

Marrëveshja ishte arritur para gjashtë muajsh, ndërsa sot 18-vjeçari zyrtarizohet me fanellën e klubit kroat.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar që kam nënshkruar kontratën me Slaven Belupin. Unë tashmë i njoh lojtarët sepse kam stërvitur me ta që tri javë. Aktualisht jam në fazën e rehabilitimit dhe mezi pres të rikthehem në teren. Do jap maksimumin që të përmirësohem dita-ditës dhe të jem i gatshëm kur të më jepet mundësia”, ishin fjalët e para të lojtarit shqiptar nga Kosova.

Ernis Qestaj ishte pjesë e Phoenixit, që militon në Ligën e Dytë të futbollist kosovar, ndërsa transferimi i tij te klubi kroat është bërë me parametra zero.

Exit mobile version