Kishte 20 vjet që jepte mësim por pa diplomë, mësueses “tani i duhet t’i kthejë shtetit 247 mijë euro”

Për gati 20 vjet ajo ishte mësuese e gjermanishtes dhe anglishtes nga çerdhet, në gjimnaz si mësuese e paligjshme, pa pasur kualifikime. Ajo punonte si zëvendësuese për mësues të ndryshëm në shkolla të ndryshme, me të dhëna të falsifikuara. Tani gruaja 49-vjeçare nga Komo duhet të shlyejë një faturë prej pothuajse 250 mijë euro, më saktë 247,673 euro.

Vendimi erdhi nga Gjykata e Lombardisë e cila e dënoi atë. Këtë e raporton Il Giorno. Shuma është përcaktuar duke rillogaritur shumat e marra nga shkollat ku ajo kishte përfituar, por pa taksa.

Ajo u prezantua si “mësuese e diplomuar e shkollës së mesme dhe e ciklit të ulët”. Në realitet, ajo kurrë nuk ishte diplomuar për Gjuhë të Huaja dhe Letërsi Moderne në Milano. Jo vetëm. Ajo nuk kishte studiuar as në Como. Kështu kallëzimi është depozituar në Prokurori, e cila e akuzoi atë për mashtrim ndaj organeve publike, gënjeshtra ideologjike për përfitime materiale dhe në të njëjtën kohë Zyra e Shkollës ka denoncuar rastin në Gjykatën e Auditorëve të Lombardisë.

Artikulli paraprakAnëtari i kryesisë së PD, Hasa: PD është në krah të SPAK, qytetarët duan një opozitë të përgjegjshme që është e gatshme të qeverisë vendin
Artikulli tjetërSpahiu: Berisha harron që arrestoi kreun e opozitës kur ishte vetë në pushtet