Kjo është arma me të cilën u ekzekutua me breshëri shoferi i Fatmir Xhafës

Policia po mundohet të manipulojë të vërtetën e ekzekutimit të shoferit të Fatmir Xhafës. Ajo që pohohet zyrtarisht është fakti se Qordja është vrarë nga arma automatike tip “MP5” gëzhojat e të cilës janë gjetur në vendngjarje, ndërsa për ta paraqitur si vetëvrasje, policia thotë se kjo armë është gjetur në dorën e të vrarit.
Ende është e mbuluar nga misteri ngjarja e rëndë ku shoferi i ministrit të Brendshëm Shkëlzen Qordja u gjet i vdekur me plumb në kokë në amibientet e Gardës së Republikës në një garazh në një mjet.
Trupi i gardistit Qordja u konstatua nga një punonjës i gardës. Dyshimet e para janë se bëhet fjalë për një vetëvrasje por ende asgjë nuk është e vërtetuar.
Në njoftimin e saj garda bëri të ditur se nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke u punuar për zbardhejn e rrethanave të ngjarjes.
Por kush është gardisti Shkëlzen Qordja?
31-vjeçari banonte në zonën e ‘Qytetit Studenti’ në Tiranë së bashku me të vëllanë e tij Ermal Qordja, të dy punonin si shoferë dhe shoqërues të Fatmir Xhafajt, përpara se Xhafaj të bëhej Ministër i Brendshëm. Disa kohë më parë vëllai i tij Ermali kishte ndërruar vendin e punës si shoqërues i Xhafës, ndërsa Shkëlzeni vijonte në të njëjtën detyrë.
Burime për ‘Fax Neës’ thonë se ai u kishte thënë shokëve të tij se nuk e dinte se çdo bëhej me të pasi mund ta lëviznin ose mund ta pezullonin nga puna.
Një tjetër detaj është dhe fakti se gardisti Qordja para se të bëhej shofer i Fatmir Xhafajt ishte shofer i sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë Engjëll Agaçit.

Por dy vëllezërit kishin këmbyer vendet e punës, Shkëlzeni kishte ikur nga Ëngjëll Agaçi për te Xhafaj, ndërsa në vend të tij shkoi vëllai, Ermali.
Në lidhje me ngjarjen nuk kanë munguar dhe akuzat e rënda, ku ish-kryeministri Berisha në një postim në rrjetet sociale, referuar qytetarit digjital shkruan se mbrëmë pas një aktiviteti që ka pasur te garda, shoferi kishte bërë fjalë me ministrin.
Nga ana tjetër në reagimin e tij ministri Fatmir Xhafaj Xhafaj u shpreh se ishte i shokuar nga ngjarja dhe se hienat e politikës duhet të heshtin të paktën sot dhe të lihen organet e drejtësisë të zbardhin ngjarjen.
Ndërkohë pas ngjarjes përmes një njoftimi të përbashkët kanë reaguar edhe Prokuroria e Përgjithshme, Policia e Shtetit dhe SHÇBA, ku paraprakisht flitet për vetëvrasje të Shkëlzen Qordjes.
Njoftimi
Nga veprimet e para hetimore rezulton se në mjetin e Gardës u gjet i pajetë, i ulur në sediljen e shoferit, punonjësi SH.Q. Makina ishte e parkuar në garazhin e caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, i cili u gjet i mbyllur nga brenda. Nga kqyrja rezultoi se në kokën e viktimës ka plagë tejshpuese të shkaktuar nga armë zjarri, me qitje me drejtim nga e djathta në të majtë. Në vendngjarje u gjetën 3 gëzhoja të qitura nga arma automatike tip “MP5”, e cila ishte në dorën e djathtë të viktimës, me levën e ndërrimit të llojit të zjarrit, në pozicionin “qitje breshëri”. Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri tani në vendin e ngjarjes, dyshohet se viktima është vetëvrarë, me armën e shërbimit. I ndjeri, ka nisur punë në Gardës e Republikës në datën 29.03.2017 dhe nuk ka qenë asnjëherë subjekt procedimi, pezullimi apo mase tjetër disiplinore.

Artikulli paraprakDebati i shoferit me Xhafën para se të vritej: Unë di shumë gjëra për të…”
Artikulli tjetërTre plumba në trup, katër brenda në makinë, dy killer ekzekutuan shoferin e familjes mafioze Xhafa!