Kjo është dekania e Fakultetit të Shkencave Mjekësore që akuzohet nga studentët!

Ndërkohë që vijon protesta e studentëve në të gjitha fakultetet e vendit, dekania e Fakultetit të Mjekësisë Tatiana Çina, i ka kthyer përgjigje një shkrese të studentëve.
Në përgjigjen e dhënë për ta dekania shprehet se shumica e kërkesave të bëra prej tyre nuk janë kompetencë e Universitetit, por e Ministrisë së Arsimit dhe qeverisë. Studentët në një denoncim për Fax News e cilësojnë tejet arrogante sjelljen e Çinës, duke shtuar se ata ishin të parët që nisën protestat.
Përshëndetje stafi i Fax News!
Dekania e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike ka vendosur që të refuzojë të gjitha kërkesat e bëra nga studentët.
Por nuk mjafton vetëm këtu arroganca e dekanes Tatiana Çina.
Pasi refuzon të gjitha kërkesat e bëra në fund të dy-fletësisht të saj, dekania shkruan se çdo student është i lirë të zgjedhë Fakultetin dhe degën që dëshiron.
Studentët e mjekësisë ishin ndër të parët dhe më të shumtët që dolën në protesta.
Më poshtë keni edhe përgjigjen e dekanes Tatiana Çina.
Ju lutem anonim!
Ju faleminderit dhe punë të mbarë!

qqqq

Exit mobile version