Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku u shpreh se, dhuna po pushton arsimin, pas ngjarjes së rëndë ndodhur ne Fakultetin Ekonomik.
E ftuar ne emisionin “Tempora”, ajo tha se “mediat kanë raportuar për një ngjarje të tmerrshme, tronditëse që kishte ndodhur në fakultetin e Ekonomisë ku persona, të panjohur, kishin hyrë në klasë, kanë ngacmuar vajza, ishin zënë me studentë.
“Jam në mbështetje të stafit akademik, të studentëve, familjeve te tyre, dekanatit. Më vjen keq që në Shqipërinë e 2019 ne diskutojmë për incidente që as 30 vite më parë nuk konceptoheshin. Kjo lidhet pikërisht me sigurinë e jetës, ti dërgon fëmijën në shkollë e duhet të përballet me kriminelë. E për ta çuar këtë politikisht sepse jam këtu si një përfaqësuese e një force politike”, tha ndër të tjera Tabaku.
Ish deputeteja demokrate ka folur edhe për situatën e rëndë kriminale në të cilën ndodhet vendi. Sipas Tabakut, “kjo mazhorancë trimëron krimin”.
“Krimi është trimëruar nga parlamenti, bashkitë nga zyrat e policisë. Krimi ka shkruar në auditoret e fakultetit, kishte shkuar në Rektorat kishte tentuar të ndikonte në zgjedhjet në Rektorat por sot ka hyrë në dyert e auditorëve dhe kjo është e papranueshme”.
“Për mua kjo është cënimi i sigurisë, i studentëve në klasë, pedagogëve që japin mësim atje për mua është i papranueshëm”.
“Kemi dëgjuar për raste pafund, po flasim këtu për një rast i cili sigurisht është flagrant, flet për botën e krimit për lidhjet me politikën. Ndërkohë që prindërit që i çojnë fëmijet e tyre në shkollë për të studjuar dhe të ndodhen përballë një situate të tillë – për mua është e pakonceptueshme”.
Sipas Jorida Tabaku, “kryeministri i shfajson kriminelët, i fut në tutelën e tij.
“Ai fjalim që kryeministri bëri për Rahman Rahjan është bërë për Ndokën, Roshin pafund, pafund për Dakon, në këto 6 vite është përsëritur dhe çfarë po ndodh sot ??”
Po diskutojmë një ngjarje që Partia Demokratike ka denoncuar 1 vit më parë. Jo për të bërë Kasandrën, jo për të shprehur gëzim, kënaqësi në asnjë mënyrë, sepse askush nuk gëzohet sot që situata është e tillë. Por po kthehemi tek denoncime të cilat i kemi bërë një vit më parë, sot po flasin, po i pranojnë, po i pranojnë si të vërteta.
Sipas ish deputetes demokrate, thelbi i vrasjeve në bregdet është Ligji Investimeve strategjike.
Çështja e pronave në bregdet, në fakt kam folur për pronën këto 6 vite pafund dhe për një ligj shumë abuzues që qeveria ka miratuar për Koorporatën e Investimeve, investime strategjike që prek pikërisht këto lloje investimesh dhe që vendos në pikëpyetjen-që nuk kanë më nevojë bandat me pushtet me kadastër me prokurorë, me kriminelë që zihen me njëri- tjetrin, por ja jep vet shteti pa përfshirë asnjë palë si pronën publike dhe atë private ja merr, i zapton, i rrëmben ja jep investitorin që e zgjedh vet – për mua është thjesht një pasqyrë e asaj që Shqipëria po përjeton, se çfarë po bën sot shteti, sesi i zapton pronën skedon, sesi përdor të fortin.
Gjatë bisedëss së saj në studion televizive Tabaku ka shpjeguar se si PD ka denoncuar kriminelët e lidhur me PS vite më parë.
“Përmendet Rumi, Partia Demokratike e ka denoncuar në 2015, sepse ka intimiduar komisionerët e Partisë Demokratike, të gjithë e dinë që ka punuar me kryetarin e bashkisë së Durrësit kështu që mos të çuditemi sot se krimi është trimëruar, krimin e ka trimëruar kryeministri i ka dhënë viston kryeministri dhe krimi sot fatkeqësisht po bën ligjin në Shqipëri”.