Sahati është simboli i fundit i qytetit të Tiranës që do të bjerë pas ndërtimit aty në njërin krah të akrepave të tij të një pallati shumëkatësh.
Aktivistja Elona Caslli ka postuar një foto të fundit të Sahatit duke e shoqëruar me diciturën ‘Kjo pamje historike do të zhduket’.
Si për të thënë që ky është edhe fundi pa kthim i Tiranës historike.