Klinsman trajneri i Anglisë?

Federata angleze e futbollit vazhdon kërkimet për të gjetur pasuesin e Roy Hodgson. Pas eliminimit që pësoi Anglia nga Islanda në raundin e 1/8-ave të Europa League, tekniku britanik dha dorëheqjen nga stoli i përfaqësues dhe aktualisht Tre Luanët janë pa trajner. Sipas asaj që raportojnë media të ndryshme favoriti kryesor për të marrë drejtimin e Anglisë është trajneri aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjermani Jurgen Klinsmann. Ky i fundit do ta pranonte krahëhapur një ofertë të mundshme të federatës angleze të futbollit ndryshe nga Alan Pardew dhe Arsene Wenger që kanë refuzuar të ulen në stolin e Anglisë.
Klinsmann për momentin është ende nën kontratë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por për të marrë drejtimin e Anglisë, ai është gati të japë dorëheqjen. Rafa Benitez ishte një tjetër alternativë për stolin, por edhe ky i fundit ka vendosur të vazhdojë punën te Newcastle United dhe nuk është më një kandidat i mundshëm. Përveç Jurgen Klinsmman, emra të tjerë që përfliten si pasues të Roy Hodgson në stolin e tre luanëve, janë edhe Luiz Felipe Scolari, Steve Bruce, Sam Allardyce por edhe Ryan Giggs e Louis Van Gaal.

Exit mobile version