Klodiana Lala: Mirel Mërtiri nuk tha asgjë, mesazhi që i dha SPAK-ut dhe politikës

Gazetarja Klodiana Lala, duke komentuar intervistën e bosit të inceneratorëve, Mirel Mërtiri, në “Syri.tv”, u shpreh se ai foli, por nuk tha asgjë. Lala deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se ai doli për t’i thënë politikës dhe Prokurorisë së Posaçme mesazhin që ishte aty dhe nëse nuk bëjnë disa marrëveshje me të, ai do të ishte i gatshëm të dilte dhe të fliste.

Biseda në studio

Nuk i di qëllimet pse ka folur Mirel Mërtiri, por ajo që më shqetësoi mua në atë intervistë, ishte fakti se foli dhe nuk tha asgjë. Nuk u dha përgjigje pyetjeve të qenësishme që do duhet t’i dinte publiku shqiptar. Nuk dha përgjigje se si Mirel Mërtiri erdhi bashkë me partneren e tij dhe Klodian Zoton pa investuar asnjë qindarkë dhe sot janë milionerë. Nuk shpjegoi se si u mbështet politikisht për të marrë kontrata me qindra miliona euro. Nuk tha se si janë përdorur këto para, nuk u mor me faktin që tregoi akuza e Prokurorisë së Posaçme që përmes faturave fiktive, duke fryrë kostot, ka përfituar miliona euro, pra ka mashtruar shtetin me pasoja të rënda.

Nuk shpjegoi se kush janë pronarët e vërtetë të inceneratorëve dhe unë mendoj se pronari i vërtetë i incenratorëve është Mirel Mërtiri, që i ka marrë duke patur bekim politik. Për mua Mirel Mërtiri nuk doli për shkak të një azili, apo procedure ekstradimi që ka partnerja e tij. Mendoj se doli për t’i thënë politikës dhe Prokurorisë së Posaçme që “Unë jam këtu. Nëse ju nuk bëni disa marrëveshje me mua, ose nuk do të më bindeni në disa aspekte mua, unë jam i gatshëm të dal dhe të flas”.

Sigurisht që secili gazetar zgjedh të ftuarit e tij, por nëse do të duhej të bëhej një intervistë për interesin publik, duhet të kishte oponencë të fortë, me gazetarë dhe specialistë që janë marrë me inceneratorët. Por të dalë njeriu më i rëndësishëm që ka marrë miliona euro dhe të mos shpjegojë në asnjë moment si janë përdorur këto taksa.

Ylli Rakipi: Logjika jote është shumë e drejtë, por ti mos mendo se një njeri që është fshehur dhe nuk pranon të vijë këtu, të dfalë më programin e Çim Pekës dhe të thotë se unë kam bërë këtë, këtë, edhe pse ai e pyeste a i more ti këto para, ku i çove këto para.

Klodiana Lala: Në dosjen hetimore ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, mes të tjera është zbuluar edhe një telefon Blackberry. Ishte një telefon i vjetër, të cilin ai e kishte harruar në shtëpinë e tij. Ai u mor nga hetuesit e BKH-së dhe dolën biseda të vjetra. Nuk e pashë në asnjë moment që Mirel Mërtiri të jepte një shpjegim për njohjen me Arben Ahmetajn, pse i drejtohej me fratello. Nuk pretendoj që Mërtiri të dilte dhe të thoshte që unë i kam vjedhur këto para dhe me këto po jetoj si sheik.

Artikulli paraprakArrest me burg apo arrest shtëpiak? Artan Hoxha tregon se çfarë do të ndodhë me Berishën
Artikulli tjetërArgita në krye të Rithemelimit? Mërtiri ‘zbërthen’ skenaret e ish-kryeministrit pas masës së arrestit