Klopp e pranon: Gabova me largimin e Shaqirit!

Xherdan Shaqiri, pas disa muajsh nën hije, është rikthyer të jetë në qendër të vëmendjes.

Sulmuesi shqiptar shënoi mbrëmë një gol shumë të bukur në Carabao Cup në fitoren 7-2 të Liverpoolit kundër Lincoln City.

Ai u zëvendësua në minutën e 75-të, Kloppi vendosi ta inkuadrojë në lojë Naby Keita, por e pranoi se gaboi, është dashur ta lërë të luajë gjithë ndeshjen.

“Ai [Shaqiri] bëri një super ndeshje”, tha Klopp.

“Një paraqitje të mirë në një pozicion jo mjaft të panjohur, por pak më thellë në mesfushë – ai bëri vërtet, me të vërtetë mirë”.

“Ishte faji im [ai u zëvendësua] – kisha frikë se ai e shtrembëroi kyçin e këmbës pak, por ai ishte plotësisht mirë, nuk ishte absolutisht asgjë – ai thjesht e preku atë dy herë, por unë mendova se ishte mirë atëherë ta largoja”.

“Por ai luajti një lojë vërtet, vërtet të mirë. E kreu punën për mrekulli, veçanërisht goditja e lirë që shënoi, çfarë goli ishte!”.

“Nuk ka dyshime për cilësinë e Shaqit – nuk ka pasur kurrë”, shtoi ai.

“Për momentin gjithçka duket me të vërtetë mirë dhe duket me të vërtetë premtuese, kështu që ne do të shohim”.

Exit mobile version