Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur për gjendjen aktuale të Xherdan Shaqirit, për të cilin thotë se i nevojitet ende kohë për t’u rikthyer pasi muskujt e mëdhenj që i ka, kërkojnë më shumë kohë për t’u shëruar.
Jurgen Klopp nuk ka dhënë lajme aspak të mira për Xherdan Shaqirin.
Trajneri i Liverpoolit ka thënë se mesfushorit kosovar i nevojitet ende kohë për t’u shëruar.
Madje, gjermani insiston se muskulatura e madhe po i kushton shtrenjtë përfaqësuesit zviceran.
“E kam takuar Shaqirin sot në mëngjes dhe kam biseduar me të. Do të nevojitet edhe pak kohë derisa të kthehet. Muskujt e mëdhenj, fatkeqësisht, i duhet pak më shumë kohë për t’u shëruar”, deklaroi Klopp.
Shaqiri po has në probleme fizike kohëve të fundit, ndërsa nuk po ka hapësira të mjaftueshme tek “Reds” as kur është në dispozicion.