Klopp fton Erikssonin të jetë trajner i Liverpoolit për një ditë!

Jurgen Klopp i ka hapur derën Sven-Goran Eriksson për të kaluar një ditë si trajner i Liverpoolit.

Eriksson tha në fillim të këtij muaji se ishte diagnostikuar me kancer pankreatik dhe se e shumta do të jetonte vetëm një vit.

Gjatë një raundi intervistash televizive pas zbulimit të problemeve të tij shëndetësore, ish-trajneri i Anglisë, Eriksson zbuloi dashurinë e tij të përjetshme për Liverpoolin dhe se si ai gjithmonë dëshironte të ishte menaxher i klubit.

Robbie Fowler, i cili luajti nën drejtimin e Erikssonit për Anglinë, la të kuptohet në X, se ishte bërë një thirrje për 75-vjeçarin suedez për të menaxhuar Liverpoolin, por trajneri aktual i të kuqve ka shkoi një hap më tej.

”Nuk e njoh atë, për fat të keq jo”, citohet të ketë thënë Klopp në gazeta të ndryshme.

”E njoh pa e njohur, nuk jemi takuar kurrë. Po, padyshim që ishte një lajm shumë prekës kur dëgjuam për të. Kam dëgjuar për herë të parë për admirimin ose dashurinë e tij për Liverpoolin dhe se ai ishte një tifoz gjithë jetën e tij… E vetmja gjë që mund të them është absolutisht se ai është shumë i mirëpritur të vijë këtu dhe ai mund të ulet në vendin tim, në zyrën time dhe të bëjë punën time për një ditë nëse dëshiron. Ky nuk është problem”, deklaroi Klopp.

“Të jesh jashtë fushës mund të jetë pak më e vështirë. Të kesh atë këtu dhe t’i tregosh gjithçka dhe se si u zhvillua ky klub i mrekullueshëm ndër vite, mendoj se kjo është padyshim diçka që ne do t’i tregojmë atij. Ai mund të vijë dhe të kalojë disa orë të mrekullueshme këtu, jam i sigurt”, përfundoi Klopp.

Exit mobile version