Klopp jep lajmin e mirë për Xherdan Shaqirin

Xherdan Shaqiri do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj West Bromich Albionit, ndeshje e cila luhet të dielën nga ora 17:00, në kuadër të xhiros së 15-të në Premierligë.

Jurgen Klopp, ka konfirmuar se Xherdan Shaqiri do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje.

“Shaqiri ka stërvitur shumë mirë dhe veçse është adaptuar mirë. Duket mirë dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës pasi i kemi edhe dy stërvitje tjera para ndeshjes”, është shprehur Klopp.

28 vjeçari në këtë sezon është përballur me lëndime të shumta duke e shënuar një gol dhe një asistim nga pesë ndeshje për Liverpoolin.

Artikulli paraprak“Kemi shtrënguar rripin sa s’ka më”, flet kreu i shoqatës së bareve dhe restoranteve: Na mbyllën në 20:30 që të mos na dëmshpërblejnë!
Artikulli tjetërLargimi i këtij tradhëtari është mision i shenjtë patriotik!