Jurgen Klop i ka mohuar të gjitha lajmet se klubi i tij do të nënshkruaj me Gareth Bale, ku ka thënë për Sky Sports se ai “është jashtëzakonisht i shtrenjtë”.
Ish lojtari i Liverpool, Paul Ince kishte thënë se Reds duhet ta transferojnë sulmuesin anësor, por menaxheri gjerman ka thënë se ai asnjëherë nuk ishte zgjedhja e tyre.
Bale është i padëshiruar në Real Madrid, por paga e tij e lartë ka bërë që uelsiani të mos transferohet në ndonjë ekip tjetër.
Oferta që erdhi nga Kina, Bale e refuzoi, derisa Zidane kërkon vazhdimisht që ai të mos jetë në skuadrën e Realit.