Klopp përgatit një surprizë të madhe anti-Real

Ka qenë padyshim sezoni më i hidhur për Adam Lallana, ku si pasojë e dy dëmtimeve të rënda, ka luajtur shumë pak dhe ka humbur vendin në kombëtaren angleze, që do të luajë në Kupën e Botës 2018, pavarësisht se figuron në listën e futbollistëve të vënë në pritje nga Gareth Southgate.
Gjithsesi, në fund mund të vijë shpërblimi i madh, pasi Jurgen Klopp beson shumë te aftësitë e tij teknike dhe te cilësia me topin në zotërim, kësisoj me mendon për një surprizë të madhe në formacionin e Liverpool për finalen e Champions League, të shtunën kundër Real Madrid…
Klopp po mendon që të aktivizojë 30-vjeçarin në rolin e mesfushorit të avancuar, ashtu si luante Coutinho, duke lënë jashtë formacionit Georginio Wijnaldum. Pra, Lallana duhet të bëj rolin e Coutinho, ndërsa Jordan Henderson dhe James Milner do të luajnë pas shpinës së tij duke bërë “punën e pisët”.
Ky është një opsion që është parë disa herë në stërvitjet e Liverpool në Spanjë, por të shohim nëse Klopp do të ketë kurajën të aktivizojë që nga minuta e parë një futbollist që ka qenë titullar vetëm në tre ndeshje në këtë sezon, në vend të dikujt që ka luajtur 46 ndeshje.

Artikulli paraprak“Mos shko tek Juventus, janë të gjithë robotë”
Artikulli tjetërRama e quan Zërin e Amerikës “kënetë mediatike” pse investigoi aferën e inceneratorëve