Klosi: Qeveria ka shtyrë sezonin turistik të plazhit deri më 15 nëntor!

I ftuar në Syri TV, ministri i Turizmit Blendi Klosi pati një debat me kryebashkiaken e Shkodrës Voltana Ademi sa i përket shembjeve të objekteve në plazhin e Velipojës.

Teksa kjo e fundit e akuzoi atë dhe qeverinë për prishje selektive, Klosi lëshoi batutën që do të bëjë xhiron e rrjetit.

Sipas Klosit, qeveria ka marrë vendimin që, sezoni turistik të zgjatet. Tashmë jo deri në shtator, por deri më 15 nëntor.

“Turizmi në Shqipëri bëhet 12 muaj. Duhet të heqim konceptin e sezonit”, tha Klosi, në një kohë kur në studio po flitej për sezonin detar, për të cilit mesa duket ministri nuk ka informacionin se, në 15 nëntor në Shqipëri e veçanërisht në Velipojë, nuk mund të bësh dot plazh.

“Në 15 nëntor ne në Shkodër veshim palltot”, iu përgjigj Ademi, Klosit.

Në një lidhje direkte për emisionin për emisionin “Çim Peka LIVE” në Syri TV, kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi hodhi akuza të forta ndaj qeverisë dhe ministrit të Turizmit Blendi Klosi (i ftuar në studio) lidhur me shembjet e objekteve në plazhin e Velipojës dhe atë të Shëngjinit.

Sipas qytetares së parë të Shkodrës, ndërhyrja ka qenë selektive dhe politike.

“Ndjehem e fyer se si qeveria dhe min i turizmit ka vepruar me Shkodrën dhe Shëngjinin. Nuk ka vepruar njësoj me Sarandën, me Vlorën.

Ajo që ka bërë ministri Klosi dhe ministri Lleshi në Shkodër është e pashembullt në historinë tonë. Nëse flasim për ligjin, minimalisht duhej të lajmëroheshim ne, kundravajtësit nëse janë dhe nuk duhet ta linin plazhin e Velipojës në katrahurë.

Kemi një muaj që përgatitemi për sez turistik, kemi vijuar të pastrojmë shkatërrimin e bërë nga ministri dhe ministri tjetër. Na ka kushtuar edhe para.

Në cilin qytet tjetër të Shqipërisë ka kamionë që presin të shkatërrojnë? Ndërhyrje selektive në mes të natës”, tha Voltana Ademi.

Exit mobile version