Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka dhënë një tjetër argument për ndalimin e muzikës pas orës 20:00 në lokale dhe mos hapjen e klubeve të natës. I ftuar në studion e Report TV, Klosi tha se valët e përhapin virusin, dhe se sa më e lartë të jetë muzika, aq më shumë përhapet Covid-19, sipas Klosit.
“Nuk duhet t’ia bëni pyetjen ministrit të turizmit, se për politikat e turizmit do ishte shumë mirë që të ishin të hapura, por kjo pyetje duhet bërë ekspertëve, që gjykojnë se zonat me muzikë dhe kjo është e vërtetuar janë zonat ku virusi hapet më shumë se në çdo vend tjetër pasi valët e muzikës janë ato që përçojnë virusin,
në distancat që jemi ne të dy mund të mos ketë përçim, në distancat ku ka valë muzike përhapja e virusit është më e madhe. Dhe në ambientet me muzikë sidomos ku përdoret pika alkoolike, njerëzit duke qenë më pranë njëri tjetrit, lëshohen më shumë,”- tha Klosi.
Kujtojme se keto vale behen te rrezikshme vetem pas ores 20.00 kur eshte edhe koha qe ndalohet muzika ne lokale, sepse deri para ores 20.00, valet e muzikes nuk perbejne rrezikshmeri ne perhapjen e virusit, sipas qeverise.