KLP promovon anëtarët e tij, ligji ndalon lëvizjet edhe 3 vite pas mbarimit të mandatit

Prej 1 majit 9 gjykata dhe prokurori shkrihen si pasojë e hartës së re gjyqsore.

Gjykata dhe prokuroria e shkallës së parë Kavajës do t’i bashkohet asaj të Durrësit, e Matit, Dibrës, Kruja, Tiranës, e Kurbinit, Lezhës, Lushnja do të zhvendoset në Fier.

Gjithashtu, qytetarët e Tropjës do të marrin shërbimin në Kukës, gjykata dhe prokuroria e Pogradecit bashkohet më atë të Korçës, e Përmetit në Gjirokastër dhe ajo e Pukës në Shkodër.

Krahas këtëtij zhvillimi në lëvizje është vënë Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe ai Gjyqësorë për të bërë lëvizjet e prokurorëve dhe gjyqtarëve në sistem për shkak të riorganizimit.

Në mbledhjen e datës 24 prill qeveria e prokurorisë KLP vendosi të miratojë projekt-aktin për transferimin e përhershëm të 30 prokurorëve.

Por ajo që bie sy në këtë listë janë emrat e dy anëtarve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë Esmeralda Keshi dhe Eloida Goxhi.

Para këtij projekt-akti, Keshi ishte e emruar si drejtuese në prokurorinë e Dibrës ,ndërsa Goxhi ushtronte detyrën e drejtuese së prokurorisë së Beratit.

Me votat e 9 anëtarëve të KLP në 24 prill ato kanë përfituar emërimin në Prokurorinë e Tiranës.

Ky veprim i Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka ngritur dyshime për konflikt interesi pasi ligji për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit është i qartë për këtë lloj situatë.

Nëni 43 i tij për procedurat e lëvizjes paralele e ndalon një lëvizje të tillë të anëtareve të këshillit të prokurorisë.Pika tre e këtij neni jo vetëm e perjashton anëtarin e KLP, por edhe tre vite pas mbarimit të mandatit përjashtohet nga lëvizja paralele.

“Kandidati që ka ushtruar funksionin si anëtar i Këshillit, përjashtohet nga procedura e lëvizjes paralele gjatë kohës së ushtrimit të funksionit si anëtar, si dhe tre vjet pas mbarimit të mandatit”, neni 43 e ligjit për statusin e magjistratit.

Për të kuptuar se çfarë po ndodh ne do të shpjegojmë strukturën e prokurorisë së Dibrës e cila ka në përbërje të saj 6 prokurorë.

Aktualisht në këtë institucion ushtrojnë detyrën 5 prokurorë dhe një vend është vakant, i cili nuk është plotësuar.

Me ndarjen e re Prokurorisë së Dibrës i bashkohet edhe ajo Matit dhe struktura bëhet 8 prokurorë.

Në prokurorinë e Matit ushtronin detyrën 2 prokurorë dhe bashkë me 5 prokurorët e Dibrës struktura bëhet me 7. Përsëri strukturës i mungon 1 prokuror dhe është e paqartë se përsë Këshilli i Lartë i Prokurorisë e ka lëvizur anëtaren e saj Esmeralda Keshi nga Dibra ku ajo ka emërimin në këtë qytet.

Ne i kërkuam një reagim Këshillit të Lartë të Prokurorisë për këtë cëhstje. Ky institucion na vuri në dispozicion një informacion se ku është bazuar për këtë vendimarrje në mledhjen e datës 24 prill 2023. Aty sqarohet se vendet e dy prokurorove Keshi dhe Goxhi ishin zënë nga emërimi i magjistratëve të rinj.

“Sikurse u citua më sipër kishte dy prokurorë pozicioni i së cilëve në strukturat e prokurorive ku ata ishin caktuar në mënyrë të përhershme, ishte suprimuar, për pasojë pozicionet e lira të përhershme në prokuroritë e të njëjtës shkallë dhe të njëjtës lëndë, para se ti ofroheshin lëvizjes paralele nëpërmjet shpalljes u janë ofruar këtyre magjistratëve”, thotë Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

E njejta gjë në fund të muajit janar është bërë edhe nga Këshilli i Lartë Gjyqësorë i cili vendosi të tranferojë nga gjykata e Kurbinit në atë të Tiranës anëtaren e tij Marçela Shehu. KLGJ argumentoi se vendimi I saj nuk ishte në koflikt interesi por se kishte bërë tranferim të detyruar të Shehut për shkak se harta e re gjyqsore e kishte nxjerre jashtë strukturës së gjykatës së Kurbit.

Exit mobile version