KLSH: 169 milionë euro abuzime nga administrata shtetërore në janar-prill 2017

Janë 22.8 miliardë lekë shkelje dhe shpërdorime të kryera nga administrata shtetërore, në nivel qendror apo vendor, që ka zbuluar Kontrolli i Lartë i Shtetit nëpërmjet auditimeve të kryera në periudhën janar-prill 2017. Shifra është e barabartë me 169 milionë euro. Sipas KLSH, janë zbuluar parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale 960.5 milionë lekë, afërsisht 7.1 milionë euro.
Po kështu, audituesit e KLSH kanë zbuluar shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën e përgjithshme afro 21.9 miliardë lekë: 20.7 miliardë lekë në fushën e të ardhurave dhe 1.2 miliardë lekë në fushën e shpenzimeve.
Kështu, janë konstatuar tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, Tiranë, në vlerën 19.8 miliardë lekë, nga të cilat 10.6 miliardë lekë janë shkelje të disiplinës financiare në fushën e Hidrokarbureve dhe 9.2 miliardë lekë të ardhura të munguara në fushën minerare.
Apo tek Bashkia Himarë, në vlerën 183.6 milionë lekë, si pasojë e mospagesës së tarifës për zënien e hapësirës publike për subjektet e pajisur me leje minerare; Bashkia Mat, në vlerën 167.1 milionë lekë për të njejtën arsye; Bashkia Sarandë, në vlerën 146.6 milionë lekë si pasojë e pagesave nga fondi i investimeve, të cilat kanë një impakt negativ financiar në buxhetin e bashkisë. Por edhe tek Klubi i Futbollit “Vllaznia” sh.a, Shkodër, në vlerën 23.2 milionë lekë, si pasojë e mosxhirimit në Drejtorinë Rajonale Tatimore, Shkodër të sigurimeve shoqërore të mbajtura.
Drejtoria Rajonale e Mjedisit Fier rezulton me dëm në vlerën 281.5 milionë lekë, si pasojë e mosvendosjes së penaliteteve për subjektet të cilat nuk kanë dorëzuar raportet e vetëmonitorimit, kurse Aluizni Tiranë, në vlerën 32.4 milionë lekë, si pasojë e mospagesës së taksës së Ndikimit në Infrastrukturë
Bashkia Sarandë rezulton me performancë më të dobët, me dëm në vlerën 539.8 milionë lekë, si pasojë e pagesave nga fondi i investimeve, të cilat kanë një impakt negativ financiar në buxhetin e bashkisë dhe shumë e paguar si pasojë e vendimeve të gjykatës për largimet e paligjshme nga puna, ndërsa Bashkia Himarë, në masën 399.8 milionë lekë si pasojë e pagesave nga fondi i investimeve, të cilat kanë një impakt negativ financiar në buxhetin e baskisë.

Shkeljet sipas sektorëve

Tatime dhe Dogana
Total Tatime                        233 milionë lekësh
Drejtoria Tatimore Durrës     77.4 milionë lekë
Drejtoria Tatimore Lezhë      63.6 milionë lekë
Bashkia Cërrik                    36.3 milionë lekë
Bashkia Himarë                  35.7 milionë lekë
Bashkia Tepelenë               14.2 milionë lekë
Bashkia Sarandë                5.8 milionë lekë
Total Dogana                    150.8 milionë lekë
Dogana Berat                    108.6 milionë lekë
Dogana Elbasan                42.2 milionë lekë
Tenderat
Tenderat total                   282.9 milionë lekë
Bashkia Sarandë              32.3 milionë lekë
Bashkia Tepelenë             26.6 milionë lekë
Bashkia Himarë                21.9 milionë lekë
Shkelje financiare
Dëm total                       21.9 miliardë lekë
AKBN                             19.8 miliardë lekë
Bashkia Sarandë             539.8 milionë lekë
Bashkia Himarë               399.8 milionë lekë
Bashkia Mat                    167.1 milionë lekë
Drejtoria e Mjedisit Fier     281.5 milionë lekë

Artikulli paraprakSekuestrohet gjysëm ton drogë në Tiranë
Artikulli tjetërRama po përdor shkollat si lokale takimesh për PS