Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vlerësuar se dëmi në buxhetin e shtetit për vitin 2015 është 200 milionë euro, ndërsa niveli i borxhit publik është rritur. Duke folur në Komisionin e Ekonomisë në lidhje me realizimin e buxhetit të vitit 2015, kreu i KLSH Bujar Leskaj tha se, rritja ekonomike nuk ka qenë në nivelet e duhura. Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode thotë se, kjo rritje do të realizohet me borxhe dhe se është e vogël në krahasim me nivelin e çmimeve. Buxheti i shtetit për vitin 2015 ka pësuar një dëm prej 200 milionë euro. Shifra u bë publike nga kreu i KLSH, Bujar Leskaj gjatë diskutimit të buxhetit faktik për 2015 në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave. Sipas Leskaj, ecuria ekonomike gjatë këtij viti ka qenë jo e qëndrueshme. Leskaj: Nga auditimet e realizuara për efekt të implementimit vetëm të buxhetit të vitit 2015 u konstatuan dëme në shumën 200 mln euro. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit ngriti si shqetësim edhe nivelin e lartë të borxhit publik. Leskaj: Për vitin 2015, niveli i borxhit ka arritur në 73.86% dhe është larg trendit që të çon në atë synim strategjik që ne kemi të vitit 2017, prej 65.5%, apo thënë ndryshe është i paarritshëm. Ndërkohë ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, shprehet se rritja e pagave dhe pensioneve do të realizohet me borxhe dhe për më tepër nuk mund të konsiderohet as indeksim. Bode: Kjo do të thotë se niveli i rritjes së çmimeve është më i madh nga sa pretendohet rritja e pagave dhe pensioneve, të cilat janë stopuar dhe në sektorin privat janë përvijuar edhe më të dhimbshme, për shkak të rritjes së presionit për papunësi pranohet një rënie e pagave në sektorin privat. Pra, kemi të bëjmë me një situatë të pamundësisë totale.
Kryesore
Continue to the categoryKrimi bën kërdinë në Shqipëri, policia “mbledh gëzhojat”, qytetarët të pasigurt...
Nga Rigels Seliman
Rendi publik në Shqipëri ka arritur në një pikë kritike, ku krimi i organizuar po bën kërdinë dhe qytetarët ndihen gjithnjë e...