KLSH zbardh vjedhjet e Gjushit, a do të lëvizë PPP Marku?

Në Bashkinë e Durrësit ka një bandë e cila vjedh sa të mundet dhe si të mundet. Në krye të bandës është kryebashkiaku Vangjush Dako, një prej pushtetarëve më abuzues në Shqipëri, por që deri më tani i ka shpëtuar ndëshkimit. Vjedhjet më të mëdha në Bashkinë e Durrësit realizohen me anë të tenderave. Tenderat jepen kryesisht në disa duar dhe fitimet ndahen mes palëve. Për t’u dhënë tenderat klientëve të Dakos, administrata detyrohet të bëjë një sërë shkeljesh në procedura. Shkeljet, pas të cilave fshihen vjedhjet, janë kapur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Ky organ ka bërë disa raporte voluminoze për babëzinë në Bashkinë e Durrësit, por Dako ka mbijetuar me sukses. Raporti i fundit është një tjetër sfidë për Arta Markun, nëse do të kërkojë arrestimin e Vangjush Dakos apo do të lërë të vjedhë sërish, deri kur të ngrihet SPAK.

Vjedhjet janë bërë pa pyetur për ligje dhe Kushtetutë. Është e habitshme se si vartësit e Dakos kanë dhënë tendera në një formë të tillë, pa pasur frikë se një ditë do të shkojnë në burg.
Ja çfarë thotë KLSH për vjedhjet në Bashkinë e Durrësit: “Në 13 procedura prokurimi me vlerë kontrate 249,442,065 lekë (me tvsh), janë konstatuar parregullsi në vendosjen e kritereve dhe shpalljen fitues të OE me mangësi në plotësimin e kritereve sipas DST, veprime në kundërshtim me ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar, neni 1, “Objekti dhe qëllimi”, pika 2, shkronja (a, b, d, dh), neni 2 “Parimet e përzgjedhjes”, shkronja (a, b, c), nenin 46 pika 1, nenin 53 pika 1 dhe 4, si dhe VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” neni 66, si më poshtë vijon: -Në 8 procedura, me vlerë kontrate 287,530 mijë lekë pa tvsh (pa efekt financiar), ka mos përmbushje të rregullave të caktuara të prokurimit, duke shpallu fitues OE/BOE me mangësi në plotësimin e kërkesave të DST.
-Në 2 procedura, janë konstatuar shkelje në shpalljen fitues të OE, pasi kanë mangësi në plotësimin e kërkesave të DST, duke s’kualifikuar OE me mangësi por me çmim ofertë më të ulët se OE fitues, veprime me efekt negativ në përdorimin e fondeve publike në vlerën 1,503,640 lekë”.

Vjedhje të hapura janë kryer edhe me ndërtimin e shkollave. Ja çfarë thotë KLSH: “Në objektin “Ndërtim i shkollës Bajram Curri 2” me vlerë të fondit 120,287,000 lekë dhe në objektin “Rikonsuksion i rrugës Vrine, fshati Rinia” me vlerë të fondit 99,993,000 lekë, nga auditimi i dokumentacionit teknik mbi hartimin e projektit të zbatimit dhe preventivit të punimeve të ndërtimit, të administruara në dosjen teknike, rezulton se janë preventivuar me tepër fond limit, si pasojë e rritjes fiktive të çmimeve të krahasuar me manualin teknik të çmimeve, në kundërshtim me, aktet ligjore e nënligjore që rregullojnë fushën e kontrollit dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit, fushën menaxhimit financiar dhe kontrollit, dhe fushën e prokurimit publik, duke shkaktuar rritje fiktive të fondit limit në vlerën në 3,389,330 lekë, nga e cila: për objektin “Ndërtim i shkollës Bajram Curri 2, në vlerën 2,472,050 lekë pa tvsh dhe për objektin “Rikonstruksion i Rrugës Vrine, Fshati Rinia” në vlerën 917,280 lekë pa tvsh”.
Vjedhje me tendera janë vetëm maja e ajsbergut. Abuzimet e tjera të mëdha kanë të bëjnë me lejet e ndërtimit dhe manovrat me taksat, të cilat do të jenë objekt i artikujve në vijim.

Artikulli paraprakProjekti Trump për emigrimin, më i vlefshëm për shqiptarët, synon emigrantë të kualifikuar si Kanadaja
Artikulli tjetër“Putin ose kaos”, risovjetizimi i Rusisë