Klubi i Premier Ligës kërkon Kristjan Asllanin, Interi merr vendimin për mesfushorin shqiptar

Kristjan Asllani do të vijojë të jetë pjesë e Interit, edhe pse interesimet për të nuk mungojnë.

Këto janë raportimet e fundit që vijnë nga Italia. Sipas “Fc InterNews.it”, për mesfushorin shqiptar ka shfaqur interes klubi i Uest Hemit, që militon në Premier Ligë, por duket se klubi zikaltër i ka mbyllur derën, një largimi të mundshëm të Asllanit.

Për momentin duket se Marota dhe Inzagi kanë besim të plotë te mesfushori shqiptar, duke refuzuar kështu ofertën e klubit anglez.

Artikulli paraprakGjashtë Ushqimet më të Mira për Rigjenerimin e Qelizave
Artikulli tjetërVendimi i gjykatës amerikane: Ndalimi i shitjes së armëve për grupmoshën 18-20 vjeç, jokushtetues