Klubi që synon Champions në Itali nuk heq dorë nga Asllani, gati për transferimin e mesfushorit në verë

Vera e këtij viti do të jetë shumë e veçantë për Kristjan Asllanin. Mesfushori shqiptar qartësisht nuk shihet si titullar te Interi dhe tashmë hipoteza e largimit në fund të sezonit për të luajtur rregullisht, shihet si një opsion mëse i mundshëm për të.

Një nga klubet që po sheh më me interesim Asllanin është Bolonja, e cila kërkon përforcime në mesfushë duke menduar Serinë A, por edhe praninë mëse të mundshme në kompeticionet ndërkombëtare. Ajo aktualisht është ndër ekipet favoritë për të siguruar një vend në Ligën e Kampioneve për të dytin edicion radhazi.

Asllani vlerësohet si një lojtar që mund të bëjë të dy fazat e lojës në mesfushë dhe mediat italiane raportojnë se klubi është gati të hyjë në bisedime me Interin për të. Ai mund të përfshihet si pjesë e paketës për të çuar Kastro në radhët e zikaltërve gjatë verës. Por nëse Interi do të dëshirojë të mbajnë kartonin e Asllanit, te Bolonja mendojnë se mund të bindin palët e përfshira me një huazim të thjeshtë njëvjeçar të lojtarit, për ta bërë më pas përfundimtar në verën e vitit 2026.

Artikulli paraprakNjihuni me 7 zakone të thjeshta që ndihmojnë në uljen e demencës tek gratë
Artikulli tjetërMe flet arresti ndërkombëtar, presidenti pro-rus i Republikës Srpska, Millorad Dodik shkon në Moskë