Klubi turk ndihet i “vjedhur” dhe publikon fotot, reagon Rei Manaj: E njëjta situatë…

Rei Manaj mori dje karton të kuq me Sivasporin. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare pa dy kartonë të verdhë të dilnin nga xhepi i gjyqtarit në më më pak se dy minuta para fundit të kohës së rregullt.

 

Të dyja ishin për protesta, ndërsa rasti i parë ishte dhe më flagranti. Kjo pasi te Sivaspor pretendojnë për penallti të padhënë në favor të Manajt kundër Sivaspor.

Për këtë klubi turk ka ndarë fotot ku lojtari i  Samsunspor dukshëm mban dhe pengon Manajn në zonë. Sulmuesi i Kombëtares ndërkohë ka shpërndarë të njëjtat foto.

“E njëjta situatë gjithë kohës”, shkruan Manaj. Sivaspori e mbylli me barazim 0-0 sfidën përballë Samsunspor.

dfdfd

Exit mobile version