Këlyshi i Ramës ndezi flakët e urrejtjes, qytetarët e kallin rrugën

Banorët e zonës së “Astirit” po vijojnë protestat e tyre kundër prishjes së banesave dhe biznesave të tyre.
Ndonëse kishin paralajmëruar se protesta do të zvillohej mbrëmjen e nesërme, deklaratat e Veliajt, ku u shpreh se, “shpellarët” nuk do të mund të pengonin “Unazën e madhe”, kanë bërë që banorët të dalin në rrugë, dhe ndryshe nga ditët e tjera, i kanë vënë flakën gomave e kanë gjuajtur shashka, për të bllokuar rrugën, në shenjë proteste kundër Veliajt.
Pasdeklaratës së ditës së sotme të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili shprehej se “shpellarët” nuk do ta bllokojnë dot ndërtimin e “Unazës së Madhe”, ka acaruar gjendjen, ku banorët kanë dalë në rrugë, e ndryshe nga ditët e tjera, sonte u është vënë flaka gomave dhe janë hedhur shashka.
Një protestuese ka djegur fotografinë e kryebashkiakut, ndërsa tha: “Fotografinë e Erionit e dogja, nuk e dua më për kryetar bashkie, çe do, 5 vota nga shtëpia ime, dhe na nxjerr rrugëve. Do të protestojmë deri në vdekje, atje brenda le të më zërë, deri në fund”.
Më tej një tjetër protestues i irrituar ka paralajmëruar kryebashkiakun: “Do të veshim me fustan siç bëmë me Damian Gjiknurin mbrëmë te Eni Vasili. Eja se do të vdesësh këtu bashkë me ne”.
Kujtojmë se ndonëse Bashkia është shprehur se do të garantojë një bonus qiraje për 3 vjet për banorët që preken nga ky projekt, banorët shprehen të vendosur se nuk do të lejojnë shembjen e banesave dhe bizneseve të tyre nëse nuk do të dëmshpërblehen për 100% të vlerës.

ppppp 1

Artikulli paraprakDeklarata e kreut të bandës së Shijakut, reagon PD: Dako është peng dhe s’ka alibi që e mban në këmbë
Artikulli tjetërProtestuesit e revoltuar i venë flakën edhe flamurit të “Rilindjes” (Video)