Pas ndërhyrjes së deputetëve të PD, Veliaj është detyruar të dalë nga salla e Komisionit të Medias. Veliaj i rrethuar nga një shpurë narkotrafikantësh që mbante rreth vetes dhe nga deputëtët e PS është çuar nga karrigia duke mërmëritur fjalë të pakuptimta.
Kryetarja e Komisionit të Medias në Kuvend, Albana Vokshi ka kërkuar nga Garda e Republikës që të nxjerrë jashtë Veliajn, pasi është i paftuar në Komision. Por Garda nuk ka bërë asnjë veprim, duke shkelur rregulloren e Kuvendit. Garda e Republikës ka dalë kundër deputetëve për të mbrojtur kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Më pas ka ardhur edhe reagimi i deputetëve të PD-së të cilët kanë kërkuar largimin e Veliajt, por Garda ka dalë sërish në krah të Veliajt dhe kundër deputetëve të PD-së.
Kreu i bashkisë ka qenë i pa ftuar në mbledhjen e sotme. Garda nuk ka ndërhyrë pavarësisht kërkesë së kryetares së komisionit Albana Vokshi.
Menjëherë para Veliajt janë vendosur deputetët e PS-së me në krye Ilir Beqajn, të cilët janë përfshirë dhe në shtyrje fizike me deputetët e PD-së.
Garda është vendosur e gjitha në mbrojtje të Veliaj, ndërsa ka pasur përplasje dhe me deputetin e PD-së Ervin Salianji.