“Koalicioni Euroatlantik mbështet SPAK” Basha: Më 11 maj, o me Shqipërinë, o me Edi Ramën dhe rrangallat e korrupsionit

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka ndarë një mesazhet kryesore nga bashkëbisedimi publik mbi programin elektoral, në një aktivitet ku mori pjesë edhe Hans-Joachim Falenski, këshilltar i Günther Krichbaum, zëdhënës i CDU-së në Bundestag për çështjet europiane.
Në fjalën e tij, Basha u ndal te lufta kundër korrupsionit dhe mbështetja e pakushtëzuar për SPAK-un, duke theksuar se asnjë nga kandidatët e Koalicionit Euroatlantik nuk ka frikë nga drejtësia.
“Ndryshe nga ekipi i Ramës dhe rrangallat e tjera të korrupsionit dhe të tranzicionit, asnjë nga kandidatët tanë të mrekullueshëm nuk ka frikë nga SPAK-u. Nuk kanë asnjë dosje korruptive që t’i mbajë peng. Ka një dhe vetëm një qëllim: të bëjnë realitet besimin që na bën bashkë, se me ne dhe me programin tonë, Shqipëria me të vërtetë do të jetë më mirë,” u shpreh Basha.
Ai theksoi më tej:
“Besojmë te SPAK-u. Besojmë te fundi i pandëshkueshmërisë. Besojmë te një Shqipëri e begatë, nga e cila të rinjtë nuk largohen. O me Shqipërinë që meriton më shumë, o me Edi Ramën dhe rrangallat e korrupsionit. Beso te Shqipëria! Voto Nr. 4 – Koalicioni Euroatlantik.”

Prania e Falenskit, si përfaqësues i një prej partive më të rëndësishme të qendrës së djathtë europiane, vlerësohet si tregues i mbështetjes ndërkombëtare që Koalicioni Euroatlantik gëzon në rrugëtimin e tij për një Shqipëri më të drejtë dhe më të integruar në Bashkimin Europian.

 

Artikulli paraprakKur pushteti feston dhe populli duron, ministrat në valle dhe shqiptarët në varfëri, si Rama shkallmoi historinë për t’u lavdëruar vetë
Artikulli tjetërPse Falenski mbështeti publikisht Bashën dhe Koalicionin Euroatlantik, në emër të CDU?