“Koalicioni Euroatlantik mbështet SPAK” Basha: Më 11 maj, o me Shqipërinë, o me Edi Ramën dhe rrangallat e korrupsionit

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka ndarë një mesazhet kryesore nga bashkëbisedimi publik mbi programin elektoral, në një aktivitet ku mori pjesë edhe Hans-Joachim Falenski, këshilltar i Günther Krichbaum, zëdhënës i CDU-së në Bundestag për çështjet europiane.
Në fjalën e tij, Basha u ndal te lufta kundër korrupsionit dhe mbështetja e pakushtëzuar për SPAK-un, duke theksuar se asnjë nga kandidatët e Koalicionit Euroatlantik nuk ka frikë nga drejtësia.
“Ndryshe nga ekipi i Ramës dhe rrangallat e tjera të korrupsionit dhe të tranzicionit, asnjë nga kandidatët tanë të mrekullueshëm nuk ka frikë nga SPAK-u. Nuk kanë asnjë dosje korruptive që t’i mbajë peng. Ka një dhe vetëm një qëllim: të bëjnë realitet besimin që na bën bashkë, se me ne dhe me programin tonë, Shqipëria me të vërtetë do të jetë më mirë,” u shpreh Basha.
Ai theksoi më tej:
“Besojmë te SPAK-u. Besojmë te fundi i pandëshkueshmërisë. Besojmë te një Shqipëri e begatë, nga e cila të rinjtë nuk largohen. O me Shqipërinë që meriton më shumë, o me Edi Ramën dhe rrangallat e korrupsionit. Beso te Shqipëria! Voto Nr. 4 – Koalicioni Euroatlantik.”

Prania e Falenskit, si përfaqësues i një prej partive më të rëndësishme të qendrës së djathtë europiane, vlerësohet si tregues i mbështetjes ndërkombëtare që Koalicioni Euroatlantik gëzon në rrugëtimin e tij për një Shqipëri më të drejtë dhe më të integruar në Bashkimin Europian.

 

Exit mobile version