Koalicioni Euroatlantik përmbyll fushatën: Shqipëria ka një shans të vërtetë për ndryshim

Pas disa javësh fushatë intensive në të gjithë vendin, Koalicioni Euroatlantik përmbyll zyrtarisht të enjten fushatën e tij elektorale, duke sjellë para qytetarëve një ekip kandidatësh të përkushtuar, me integritet dhe pa njolla në të kaluarën e tyre.

Kjo fushatë e Koalicionit Euroatlantik ka vendosur në qendër vlerat qytetare, angazhimin serioz dhe alternativën politike që përfaqëson Lulzim Basha dhe ekipi i tij. “Shqipëria ka një shans për një alternativë të përgjegjshme dhe serioze,” është mesazhi që përcjell Koalicioni.

Mbyllja e madhe do të mbahet ditën e enjte, më 8 maj, ora 18:30, në Pallatin e Sportit ‘Asllan Rusi’, në Tiranë. Organizatorët bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive, duke e konsideruar këtë aktivitet si kulmin e një fushate që ka synuar të sjellë politikën më pranë qytetarit.

Nën moton “Shqipëria meriton më shumë”, Koalicioni Euroatlantik i bën thirrje qytetarëve të votojnë për ndryshimin më 11 maj, duke mbështetur kandidatët e tij në numrin 4 në fletën e votimit.

Exit mobile version