Koalicioni Euroatlantik starton fushatën me një program të shkëlqyer dhe kandidatët e dalë prej qytetarëve

Nga Sabah Sheta

Pa pompozitetin e sforcuar siç kemi parë në forca të tjera parti politike, Koalicioni Euroatlantik me drejtues politik Lulzim Bashën startoi dje zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit 2025 modestisht dhe me përfaqësuesit real të qytetarëve. Në mesin e dhjetëra personaliteteve, të dërguarit të CDU dhe kandidatëve për deputetë të formacionit tonë politik, drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi një bashkëbisedim të hapur mbi programin elektoral, ku qytetarët ishin pjesë aktive e diskutimit, përmes pyetjeve dhe komenteve. E pra, është kjo risia që ka ardhur në politikën shqiptare e pamundësuar deri më sot nga xhaketat e vjetra, teksa mundohen që nën luksin e një fushate të shtrenjtë të iu errësojnë sytë qytetarëve me premtimet boshe të parealizuara siç ka ndodhur gjatë këtyre viteve. Koalicioni Euroatlantik nuk është thjesht risi si logo, por alternativë e vërtetë me një program të qartë, të realizueshëm dhe që përafron Shqipërinë me standardet Europiane, por është një grupim politik me njerëz të ndershëm ku që të gjithë dalin të barabartë në fushën e betejës politike. Lista “Basha” nëse mund ta konsiderojmë të tillë për faktin sepse është lideri i këtij grupimi është e dalë nga strukturat, janë qytetarë që kanë lindur dhe janë rritur aty ku dhe do të kërkojnë votën dhe nuk janë të eksportuar nga selitë e partive politike me urdhër nga lart të shefave bazuar në preferencat apo humorin e tyre. Sa i përket Koalicionit Euroatlantik veç një programi të shkëlqyer që ka, i përgatitur nga ekspertët më të mirë vendas me asistencë të partnerëve tanë, veç frymës që përcjell ky formacion politik duke qenë hapur Pro SPAK, i vendosur në luftën kundër krimit dhe korrupsionit , veting në politikë, ka dhe mbështetjen ndërkombëtare të konfirmuar nga CDU përmes përfaqësuesit të saj në këtë takim.
Hans-Joachim Falenski, këshilltar i Gunther Krichbaum – zëdhënës për çështjet europiane i CDU në Bundestagun gjerman, ishte pjesë e aktivitetit elektoral të Lulzim Bashës dhe përcolli përshëndetjet dhe mbështetjen e selisë më të madhe të qendrës së djathtë në Europë.
Falenski tha se Krichbaum e ka parë programin e Koalicionit Euroatlantik dhe e ka vlerësuar si “politikën e vetme bindëse, realiste, të realizueshme dhe të mirë për njerëzit e këtij vendi si dhe duke e konsideruar Koalicionin Euroatlantik si te vetmen forcë me një politikë për qytetarët, jo për interesa personale”. Ishte ky një mesazh i fortë nga z. Hans-Joachim Falenski i cili theksoi se CDU mbështet SPAK-un dhe dënon çdo përpjekje për të penguar drejtësinë, siç ishte dhe amnistia dhe theksoi se në Shqipëri ndryshimi vjen me Lulzim Bashën.
Falenski deklaroi se CDU vlerësoi programin e Koalicionit Euroatlantik ku citoi: “Lulzim Basha dhe ju vendosni prioritetet e duhura për një integrim më të shpejtë në BE, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie”. Në këto zgjedhje Koalicioni Euroatlantik vjen me programin e parë të djathtë në Shqipëri ku në qendër ka familjen, sipërmarrjen dhe pronarët pa harruar as mbështetjen për çdo shtresë të shoqërisë dhe me ekip dinjitoz propozuar nga qytetarët, në mbështetje pa asnjë kusht ndaj SPAK, me mbështetjen ndërkombëtare, është alternativa më e mirë për qytetarët shqiptarë për të rrëzuar klasën e vjetër politike që po mban peng të ardhmen e vendit.
Më 11 Maji votoni nr.4, votoni Koalicionin Euroatlantik, Votoni për krahinën tuaj, votoni për Shqipërinë që Meriton më Shumë.

Artikulli paraprakRama shkel ligjin me skemën për të vjelur vota, AZHBR hap aplikimet gjatë fushatës: 44 milionë euro
Artikulli tjetër“Gjyqi special”, ftesa e përsëritur për gjykimin e së shkuarës