“Koalicioni i Demokratëve Euroatlantikë është grupimi ku unë kam gjetur njerëz qëndrestarë e punëtorë të ndershëm”/ Migena Shyti Kapllani: Si vajzë e grua jam përpjekur t’i jap fytyrën që meriton profesionit të mësuesit

Migena Shyti Kapllani është mësuesja nga qyteti i Elbasanit, e cila u miratua nga Këshilli Kombëtar i Demokratëve Euroatlantikë për të përfaqësuar gratë dhe vajzat në këtë qark.
Me një përvojë të gjatë në mësimdhënie, ajo shprehet se “gjatë 30 viteve punë si mësuese në qytetin tim Elbasan, si vajzë e grua e këtij qyreti, jam përpjekur t’i jap fytyrën që meriton këtij profesioni”.

Më tej ajo vijon: “Koalicioni i Demokratëve Euroatlantikë është grupimi ku unë kam gjetur njerëz qëndrestarë e punëtorë të ndershëm.”

Më poshtë postimi i plotë:

Ndihem e vlerësuar që jam në listën e parë të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë për zgjedhjet e 11 majit 2025, propozuar nga Kryesia e degës së Demokratëve Euroatlantikë Elbasan dhe miratuar nga Këshilli Kombëtar.
Në këtë betejë hyj të fitoj për një kontribut që secili duhet ta japë në shoqëri për jetën me dinjitet njerëzor (brenda apo jashtë atij parlamenti). Gjatë 30 viteve punë si mësuese në qytetin tim Elbasan, si vajzë e grua e këtij qyreti, jam përpjekur t’i jap fytyrën që meriton këtij profesioni.
Garancia ime në këtë betejë do të jenë dy mbiemrat e mi: Migena Shyti Kapllani (i babait dhe i bashkëshortit), nga dy familje që më kanë mësuar si të jem luftarake e antikonformiste, njeri i punës me nder.
Shtysa kryesore është familja ime, pasi tim gjyshi i përvetësuan çdo gjë, tim ati pothuaj nuk i kthyen asgjë e unë jam e detyruar t’i mendoj fëmijët e mi “më mirë” jashtë shtetit sesa pranë meje e familjes.
Shtysa ime janë të rinjtë/ nxënësit e.mi që i shoh pa shpresë, dhe pjesa më e madhe e tyre e projektojnë të ardhmen jashtë vendit.
Shtysa ime janë njerëzit në qytet e fshat që rropaten pa asnjë ndihmë e që braktisin çdo ditë vendin e boshatisin fshatra të tëra.
Shtysa ime janë mësuesit që jo vetëm nuk kanë pagesë të mirë, por duhet të mbyllin gojën, ndryshe i heqin “bukën e fëmijëve”.
Koalicioni i Demokratëve Euroatlantikë është grupimi ku unë kam gjetur njerëz qëndrestarë e punëtorë të ndershëm.
Kam skrupuj dhe nuk kam kërkuar asnjëherë diçka për veten, por këtë herë do “trokas” te secili prej jush për të kërkuar të më votoni që t’ju përfaqësoj me natyrën time energjike, luftarake që nuk dorëzohet përballë çdo vështirësie, se sot nuk kam çfarë humbas më shumë.
Me frikën vetëm prej Zotit e me besim tek Ai e me dashurinë në zemër për njeriun e punës, shpresoj të më besoni e të më mbështesni si kandidaturë e Koalicionit Euroatlantik, se ju meritoni më shumë. #unë_e_mbaj_fjalën
#Elbasani_meriton_më_shumë
#Shqipëria_meriton_më_shumë
#demokratët_euroatlantikë
#koalicioni_euroatlantik

Exit mobile version