Nga Oerd BYLYKBASHI
Me sistemin zgjedhor gjerman te vitit 2000 me 100 zona mazhoritare dhe 40 mandate ne nje zone proporcionale ne shkalle vendi, nje kandidat i pavarur zgjidhej ne zonen mazhoritare pa patur nevoje per te kapercyer ndonje prag zgjedhor kombetar siç u duhej partive.
Me sistemi proporcional rajonal spanjoll te vitit 2008, kandidati i pavarur zgjidhej ne qarkun ku kandidonte pa patur nevoje per te kapercyer ndonje prag zgjedhor rajonal siç i duhej partive, mjaftonte qe ai te arrinte votat qe duheshin per nje mandat.
Me sistemin Paçavure Rajonale qe sajoi Rama, edhe nese kandidati i pavarur mbledh vota te mjaftueshme per nje mandat ne qark, ai skualifikohet nese nuk arrin 1% te votave ne shkalle vendi. Kodi i Rames, duke aplikuar pragun 1% per “subjektet zgjedhore” barazon kandidatin e pavarur qe propozojne zgjedhesit, me partine apo koalicionin qe ka mijera militante nga pas.
Nese votojne 1,5 milione zgjedhes, qe kandidati i pavarur te kete te drejte te futet ne gare per mandat duhet te kete marre 1% te votave ne shkalle vendi apo 15 mije vota, njesoj sa nje parti politike apo koalicion. Ama partia apo koalicioni mund t’i mbledhin votat ne te 12 qarqet ku konkurojne, kurse kandidati ka te drejte te garoje e mbledhe vota vetem ne nje qark.
Nese kandidati i nje partie apo koalicioni qe e kapercen pragun zgjedhor kombetar 1%, zgjidhet me vetem 10 mije vota ne nje qark, kandidati i pavarur ne te njejtin qark nuk zgjidhet dot edhe pse ka 10 mije vota, njesoj sa kandidati i partise apo koalicionit qe garon ne te njejtin qark. Atij i duhen 15 mije vota.
Hoqi me kushtetute te drejten e koalicioneve qe te propozojne kandidate. Me pas sajoi nje lloj koalicioni qe sa me pak parti te bashkohen kunder tij, dhe tani eleminon de facto me Kod te drejten kushtetuese te zgjedhesve per te propozuar kandidate te pavarur. Rama kerkon qe te behen nul dhjetera e qindra mijera vota votuesish qe me 25 prill 2021 do te votojne kunder tij.
Kjo eshte nje nga pabarazite antikushtetuese te Kodit te Edi Rames qe e miratoi me votat e çetes ndihmese qe e quan veten opozite ne parlament. Por me kismet do te kemi Gjykate Kushtetuese ne te ardhmen “fale” reformes ne drejtesi dhe kjo pune do te rregullohet.