Koduzi ironizon vendimin e qeverisë për mjekët që punojnë dhe në privat: U gjetën armiqtë që sabotojnë arritjet e qeverisë në shëndetësi

Koduzi ironizon vendimin e qeverisë për mjekët që punojnë dhe në privat: U gjetën armiqtë që sabotojnë arritjet e qeverisë në shëndetësi

Anëtari i Kryesisë së PD-Demokratët Euroatlantikë, Gazmend Koduzi, ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë për të vënë tavan për orët e punës që një mjek mund të punojë në privat.

Në një reagim në facebook, Koduzi ka ironizuar vendimin duke thënë se u gjetën armiqtë që sabotojnë arritjet e qeverisë në shëndetësi. Ai më tej thotë se nuk ka faj qeveria që 10% të buxhetit të shëndetësisë ia ka dhënë me koncesion miqve të saj, që bluzat e bardha janë më pak të paguarat në rajon dhe që jemi kthyer në një magazinë të madhe të barnave me origjinë të dyshimtë.

Reagimi i plotë i Koduzit:

Ja pra, u gjetën armiqtë që sabotojnë arritjet e Qeverisë në shëndetësi!
Nuk ka faj Qeveria që shëndetësia jonë është më keq e financuara në rajon!
Nuk ka faj Qeveria që 10% të buxhetit të shëndetësisë ja ka dhënë me koncesion miqve të saj!
Nuk ka faj Qeveria që bluzat e bardha janë më pak të paguarat në rajon!
Nuk ka faj Qeveria që jemi kthyer në një magazinë të madhe të barnave me origjinë të dyshimtë!
Nuk ka faj Rama që vendos Ministër persona që nuk e dinë ku lidhet gomari në shëndetësi!
Nuk ka fajin Ministri që drejtues të spitaleve ka nga mësues historie te biznesman, që nuk kanë lidhje me shëndetësinë!
Fajin e kanë bluzat e bardha, që nuk zbatojnë porositë e liderit suprem dhe të lexojnë veprën “ Rreziku anglo-amerikan për shqipërinë”!

452848721 2460457427478589 3504154419785709409 n

Artikulli paraprakUrdhër-arrestet për grupin e trafikut ndërkombëtar të armëve, detaje nga operacioni i SPAK! Kontrollet në disa qytete
Artikulli tjetër“Po përgatitet atentat ndaj meje”- Autoritetet e Malit të Zi dalin me njoftimin zyrtar për pretendimet e ish-Presidentit Gjukanoviç: Ja si qëndron e vërteta