Koduzi: Në Shqipëri, mjeku nuk vlerësohet. Programi ynë sjell zgjidhje

Gazmend Koduzi, kandidat i Koalicionit Euroatlantik, thotë se programi i forcës së tij politike u jep zgjidhje problemeve të shëndetësisë. Në studion e MCN Informacion, Koduzi tha se figura e mjekut në Shqipëri nuk vlerësohet.

“Është një plagë që rrjedh gjak largimi i bluzave të bardha. Gjatë 12 viteve të fundit janë 1800 mjekë që kanë kërkuar certifikatën, në mënyrë që të ikin. Mjekët ikin se nuk kanë paga dinjitoze, kushte pune, formim profesional, nuk zhvillojnë dot karrierë shkencore, është persekutimi politik. Të gjithë këta elementë mblidhen. Vetë mjekët nuk duan që fëmijët e tyre të bëhen mjekë në Shqipëri. Sepse nuk vlerësohet figura e mjekut. Programi i Koalicionit Euroatlantik i jep zgjidhje. Ne na duhen 1 mijë mjekë, duhet shtuar numri i studentëve. Duhet shtuar një fakultet mjekësie. Duhen paga dinjitoze. Nuk mund të paguhen të gjithë njësoj. Në privat funksionon modeli, por në publik prevalon politika. Ka drejtorë spitali që janë mësues, oficerë, gjeologë. Mjekët ikin sepse këta tregohen arrogantë.”

Artikulli paraprakMyzafer Elezi: Qytetarët e Vlorës meritojnë një përfaqësim të ndershëm dhe të vendosur për ndryshim
Artikulli tjetërMyshketa: PL bashkoi votat me PS për t’i hapur rrugë resortit që tjetërson sipërfaqen pyjore! (VIDEO)