Gazmend Koduzi, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlanik në ‘MCN Informacion’ u shpreh se cështja e mandateve varet nga vullneti i qytetarëve dhe nëse ata duan që ti japin fund këtij tranzicioni atëherë duhet të votojnë programin e koalicionit Euroatlantik.
Ai tha se të jesh i djathtë duhet të besosh te meritokracia, teksa theksoi se partia e tyre i ofron qytetarëve një program realistë.
Sipas tij sot Tirana ëhstë kthyer në një lavatriçe të madhe në të cilën bëhet larja e parave të pista.
“Çështja e mandateve është çështje e vullnetit të qytetarëve që do votojnë dhe kjo është çështje oferte. Ne kemi vendosur emrin euroatlantikët sepse duhej një emër sepse në gjykatë jemi akoma për PD, dhe jemi pjesë e demokratëve që në ‘90 kam qenë studentë në PD me kontributin aty.
Të jesh i djathtë do të thitë të besosh te meritokracia, ne i ofrojmë qytetarëve shqiptar një program realist. Vetëm në këtë studio qytetarët kanë tre profesorë në universitet secili në fushën e vetë. I ofrojmë fytyrën tonë, njerëz të realizuar në fushën e vetë dhe nëse e bënë këtë atëherë ata janë të aftë ta zbatojnë atë program që ofrojnë sepse po ofrove njerëz që janë të paaftë ata zgjedhin të vjedhin.
Nuk jemi duke vendosur një skedinë, përkundrazi duhet të zgjedhin programin dhe njerëzit sepse jemi e vetmja forcë politike që nuk kemi probleme me drejtësinë si partitë e tjera. Kjo është dhe arsyeja që ne mbështesim drejtësinë në radhë të parë dhe SPAK si mekanizëm që po rrëzon kulturën e ndëshkueshmërisë dhe po mbjell ligjin e frikës së ndëshkueshmërisë.
Qytetarët shqiptarë do vendosin se kujt do i japin votën dhe nëse duan ti japin fund korrupsionit dhe ti hapin rrugën BE-së duhet të na zgjedhin ne. Sot që flasim Tirana është kthyer në një lavatriçe të madhe për larjen e parave të pista.”