Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se koha do të jetë e pamëshirshme ndaj atyre që përdorin politikën për pushtet dhe pasuri personale.
Në videon e postuar në facebook nga intervista e mbrëmshme, Basha nënvizon se prioritetet për Shqipërinë mbeten lufta kundër korrupsionit dhe mbështetja për reformën në drejtësi, të cilat jo vetëm që nuk ndryshojnë, por forcohen më tej.
Postimi i plotë i Bashës:
Koha do jetë e pamëshirshme ndaj atyre që përdorin politikën vetëm për pushtet e pasuri personale, dhe asgjë nuk e ndalon llogaridhënien e tyre. Prioritetet për Shqipërinë mbeten lufta kundër korrupsionit dhe mbështetja për reformën në drejtësi, të cilat jo vetëm nuk ndryshojnë, por forcohen më tej.
Zbardhja e videos:
Unë mendoj se koha do të jetë e pamëshirshme me të gjithë ata që politikën e shohin thjeshtë dhe vetëm si një mjet të përvetësimit të pushtetit apo pasurive në nivel personal dhe një nga një siç e kam thënë do të japin llogari aty ku duhet të japin llogari dhe është e qartë që asgjë nuk e ndal dot këtë, ndryshe nga çdokush që mund të shpresojë se me ndryshimin e administratave në Uashington do të ndryshojnë prioritetet. Një gjë duhet ta konfirmoj qartë dhe saktë nga Uashingtoni që prioritet për Shqipërinë është lufta kundër korrupsionit, prioritet për Shqipërinë është mbështetja e reformës në drejtësi, kjo jo vetëm nuk ndryshon por forcohet edhe më tej.