Koha e tyre është tragjedia e shqiptarëve!

Nëse dikush në vitin 2013 do të parashikonte se dhjetë vjet më pas Sali Berisha-Ilir Meta dhe Edi Rama do të kërkonin një përballje elektorale me siguri do shihej me mosbesim. Por, dita erdhi që të njohim se gabimtarët ishim ne që menduam se këneta që ato kanë ndërtuar këto tridhjetë vite në Shqipëri do të thahej kaq kollaj.

Kur Reforma në Drejtësi u paraqit si ofertë e pa kërkuar në politikën shqiptare, vetëm një grusht deputetësh do të ishin në favorin e saj. Edi Rama, me mençuri, morri stafetën megjithëse e kishte të qartë pasojat e saj ndërkohë që Meta dhe Berisha u vendosën diametralisht kundër duke përdorur çdo mjet, përfshirë dhe partitë politike dhe militantët e tyre si mish për top për të mbyllur derën e kësaj reforme.

Ata e dinin mjaft mirë se krimet dhe monstruozitetet politike që kishin shkaktuar në këto tre dekada demokraci do të ishin aq të mëdha saqë as mëshira e një drejtësie të reformuar nuk mund t’i shpëtonte nga hetimet penale dhe nga këputja e fijeve të pushtetit. Ndërsa Shqipëria avanconte dhe integrohej në NATO por edhe nisi një proces tjetër në lidhje me Bashkimin Europian, politikanët e saj që e kishin drejtuar prej 3 dekadash u angazhuan në pasurimin dhe korruptimin moral dhe pasunar të tyre.

Shqiptarët edhe pse përmisuan cilësinë e jetesës, megjithëse përfituan nga rritja e GDP-së për frymë dhe shumë benefitet ë tjera më shumë si integrim në NATO dhe proceset e negocimeve me BE nuk mundën të dalin në dritë me gjithë potencialin e tyre ekonomik. Politikat klienteliste dhe korruptive ndjekur nga qeveritë Berisha-Meta dhe më tej Rama=Meta apo vetëm Rama fuqizuan një grup të vogël klientësh dhe oligarkësh që ngadalë morën nën kontroll jo vetëm jetën ekonomike por edhe politike.

Përfshirja e krimit të organizuar në politikë dhe bashkëjetesa me të u shndërrua në një modus vivendi për politikën shqiptare. Të bashkëpunoje me krimin dhe grupet kriminale u kthye në modën e një politike që nisi të promovojë haptazi normën e “vjedhjes me stil”, korruptimit të kamufluar dhe pasurimit të skajshëm.

Kjo është epoka e kënetës tranzitore që ka njollosur me pulla të pashlyeshme një brez të tërë shqiptarësh që sot kanë zgjedhur të votojnë me këmbët e tyre. E vetmja forcë reale që u përpoq të dilte nga ky qelbsillëk është Partia Demokratike që nisi distancimin e saj, megjithëse të vonuar, në 9 shtatorin 2021. Ky distancim nuk erdhi vetëm si pasojë e largimit nga Berisha si individ por e distancimit të plotë ndaj berishizmit dhe sjelljes së tij.

Përgjatë një viti e gjysmë, Partia Demokratike është goditur mizorisht jo vetëm nga Berisha dhe Meta por edhe nga ushtria e oligarkëve që kanë vendosur në dispozicion mediat, paratë, tribunët dhe padyshim zëdhënësit e tyre televiziv. Demokratët që kanë guxuar të mbrojnë me ndershmëri dhe përkushtim vendimin për t’u distancuar nga lëtyra që ka nakatosur deri në atrofizim shoqërinë shqiptare janë sulmuar egërsisht.

Fillimisht me dhunën e 8 janarit 2022 ku demokratët u yshtën për të goditur miqtë e tyre, ku media përhapi lajmin e rremë se në PD kishte gaz që iu hodh demokratëve ndërkohë që refuzoheshin pamjet e dhunës. Ku zëdhënësit e oligarkëve, Ramës dhe padyshim të Metës dhe Berishës ulërinin në studio me mllef përse dështoi dhuna e stisur nga të tre promotorët dhe mbajtësit e kënetës.

Më tej të njëjtët njerëz duke u pasuruar dhe me krimin e organizuar bashkëpunuan për të rrëzuar me dhunë apo me skema Partinë Demokratike. Në Shkodrën demokratike u përdorën skema të ndyra dhe pazare për të rrëzuar votën e demokratëve dhe për t’i gënjyer. Sot, Shkodra apo më saktë hajdutët e saj një vit më parë po paguajnë haraçin për të cilin kanë rënë dakord ndaj Ramës duke rrezikuar shumë.

Tani, shpresa e shqiptarëve mbetet ajo e Partisë Demokratike jo sepse kjo e fundit është pro-amerikane. Madje kjo nuk vjen as për faktin se Partia Demokratike vizitohet nga Escobar. Por, kjo shpresë qëndron mbi shqiptarët pasi PD pati guximin që t’i dalë të keqes përballë qoftë dhe me koston e madhe që të vuajnë mbi shpinë fyerjet, ofendimet, sulmet dhe përçarjen që po bëhet për të shpëtuar jo vetëm Sali Berishën por kënetën që ka shkatërruar Shqipërinë për të pasuruar trekëndëshin e tranzicionit dhe padyshim oborrtarët e tyre; oligarkë, kriminelë, krim i organizuar, media pa pronar dhe me pronar offshore.

Koha që kësaj histerie që ka prangosur Shqipërinë, t’i jepet një goditje vendimtare.

Artikulli paraprakPapa: Frymëmarrje për Tiranën i shkon për shtat problematikave të shumta
Artikulli tjetërBejko: Berisha e çoi partinë tek Meta, e ka kapur një delir i paparë