I shikoni të gjitha këto që po ndodhin gjatë këtyre muajve të fundit? Kanë një të përbashkët, kemi të bëjmë me metodat e hershme të sigurimit të shtetit dhe hetuesisë famëkeqe të diktaturës.
Qytetarët merren peng, pastaj dhunohen dhe pastaj përpunohen dëshmi të rreme për të marrë në qafë njerëz të pafajshëm.
Kjo është ajo që ndodhi me vajzën nga Fushë-Kruja, e cila në kushtet e pengmarrjes shtetërore u kthye në një dëshmitare të rreme në shërbim të hetuesisë së Fatmir Xhafës.
Prova më flagrante e këtyre metodave të hetuesisë së diktaturës ishte mbrëmë në emisionin “opinion” me videon e dorëzuar nga deputeti Salianji. Një qytetar është marrë peng për dëshmi të rreme në favor të Fatmir dhe Agron Xhafës. Qytetari në stres dhe hall të madh nga presioni kriminal i Drejtorit të Përgjithshëm të policisë u detyrua po ashtu që të bëjë dëshmi të rreme rreth përgjimit të Agron Xhafës.
Skema kriminale e njëjtë me atë të torturave që dikur Fatmir Xhafa si hetues ushtronte ndaj qytetarëve në qytetin e Krujës se pse kishin pirë raki kur kishte vdekur diktatori. Megjithëse të diskretituar publikisht ata nuk pranojnë asgjë sepse këto ishin metodat e hetuesisë së diktaturës të rikthyera nga Fatmir Xhafa në ministrinë e Brendshme.
Me kapjen e Prokurorisë nga ky regjim kriminal, tani fytyra e drejtësisë shqiptare është e njëjtë me atë të hetuesisë së diktaturës.
Kjo ishte edhe arsyeja se pse në krye të reformës në drejtësi ishte Fatmir Xhafa. Këtë tip drejtësie instaloi po ashtu Sorosi me këlyshët e tij në Shqipëri që nuk bëjnë gjë tjetër veçse përpiqen të instalojnë një regjim të ri diktatorial me koperturën e të ashtuquajturës drejtëi e reformuar. Shtoi kësja edhe deklarata nga Brukseli për “lidership të fortë” që nënkupton shtypjen e demokracisë në favor të sundimtarëve të rinj janë një skemë kriminale me të cilat shqiptarët nuk mund të pajtohen dhe se duhet të reagojnë fuqishëm.
Sot, duhet rrëzuar modeli represiv i hetuesit të diktaturës Fatmir Xhafës. Eshtë koha për një kryengritje të madhe popullore për të shtypur me këmbë këtë regjim kriminal. Eshtë e vetmja rrugë që do të rikthejë vendin në shinat e demokracisë. Në të kundërt do të vazhdojmë të jemi dëshmitarë të skemave kriminale të hetuesit të diktaturës Fatmir Xhafa sikurse është edhe ky njoftim i fundit që vjen nga aparati i hetuesisë në ministrinë e Brendshme.
Njoftimi qesharak
Policia e Shtetit ka mohuar rrëfimin e përgjuar të Fredi Alizotit, që tregoi se si ishte shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu nga shtëpia e tij në Fier drejt Tiranës për t’iu ofruar mundësia të kryente dëshmi të rreme, sikur ai kishte qenë aktor në rolin e Agron Xhafajt.
Sipas policisë së shtetit, Ardi Veliu nuk ka pasur asnjëherë, asnjë kontakt me Fredi Veliun.
DEKLARATA E PLOTE E POLICISE
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit nuk ka qenë për asnjë rast, në asnjë rrethanë dhe në asnjë cilësi shoqërues, kontaktues apo në çdo formë tjetër i shtetasit Alfred Alizoti.
Atë që ky i fundit deklaron në një video të regjistruar në mënyrë të fshehtë dhe e prezantuar publikisht nga deputeti Salianji, është fund e krye E PAVËRTETË.
Për këdo të interesuar është lehtësisht i verifikueshëm fakti se Drejtori i Përgjithshëm në ditën që shtetasi Alizoti është shoqëruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ka qenë me angazhime të tjera.
Me përgjegjësi publike deklarojmë se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në asnjë rast nuk është përfshirë në veprime procedurale në lidhje me hetimin e çështjes të ashtu-njohur publikisht si çështja “Babale”.
Edhe nëse kjo mund të kishte ndodhur, ajo nuk do të përbënte asnjë shkelje ligjore për sa kohe do të ishte në zbatim të urdhërimeve të prokurorisë, ose gjykatës.
Me këtë rast bëjmë me dije publikisht se në lidhje me çështjen hetimore të sipërcituar Policia e Shtetit nuk ka kryer asnjë veprim procedural me iniciative të vetë, por në çdo rast ka vepruar kur ka patur urdhërime të prokurorisë, ose të gjykatës.
Në këtë kuadër edhe shoqërimi i shtetasit Alizoti është bërë në zbatim të urdhrit të prokurorit të çështjes. Ky veprim procedural është bërë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier.
Jemi të hapur që prokuroria ta hetojë edhe këtë aspekt në detaje në kuadrin e procesit hetimor që ajo po kryen për këtë çështje.