Koha që qytetarët të ngrihen dhe të ndëshkojnë qeverinë me largim

“Korrupsioni në Shqipëri është në nivelet më të larta se kurrë më parë”, kështu deklaroi deputeti demokrat Agron Shehaj në studion e lajmeve në Syri.net. I pyetur për fjalimin e mbajtur në Kuvend dhe se çfarë e pengon vendin të ecë përpara, Shehaj u shpreh se e keqja më e madhe është korrupsioni. Sipas tij, ky fenomen me ardhjen e Ramës në pushtet ka ardhur në rritje. ‘Kur erdhi Rama në 2013-2n në pushtet, më dha shpresë, sepse si biznesmen mendova se do të bëjë mirë. Çfarë tha Rama ditët e para të qeverisë dhe atë se çfarë bëri, nuk ka bërë praktikisht asnjë gjë. Ai tregoi se e njihte problematikën për ta shitur jo për ta zgjidhur. Një nga gjërat që ai këmbëngulte në atë periudhë ishte çështja e korrupsionit, po luftove korrupsionin rritet ekonomia. Rama foli për korrupsionin në dogana, unë mendova se doganat s’do kenë asnjë rast korrupsioni, por ai vuri në dogana Spiropalin, e cila vodhi aq shumë sa binte ndesh dhe me PS-në. Sot, qeveria është më e korruptuar se kurrë. Sot, kemi deputetët që bëjnë jetë luksi, të cilët hyrën të varfër në politikë dhe sot janë milionerë’, u shpreh Shehaj. Ai tha se Parlamenti është shndërrruar në një teatër ku të gjithë gënjejnë. I pyetur se nëse pjesë e këtij teatri është edhe opozita, Shehaj tha se opozita nuk ka arsye të gënjejë, sepse nuk mban përgjegjësi. ‘Politikanët gënjejnë dhe mashtrojnë pafund.

Erion Veliaj tha para se të vinte në pushtet 0 ndërtime, ndërsa sot jep leje pa fund. Politikanët gënjejnë, sepse qytetarët nuk i ndëshkojnë. Qytetarët kanë në dorë gjënë më të rëndësishme, siç është vota. Përveç votës është protesta.
Këtu gënjejnë pafund, ajo që më bën përshtypje në Parlament është se vetëm gënjeu. Sot Kryeministri gënjeu pa fund. Kur kam dëgjuar Saimir Tahirin, kur doli në Parlament dhe u mallëngjye për njerëzit e varfër, dhe mbas dy javësh dolën përgjimet pamë se si gënjehet. Aty është një teatër. Ne kemi fatin e madh që jemi në opozitë, opozita është gjëja më e lehtë, sepse nuk mban përgjegjësi. Në kushtet e opozitës nuk ke përse të gënjesh, nuk je i detyruar të gënjesh. Këtu është një varfëri, kur nuk ke nevojë të gënjesh. Unë nuk kam nevojë të gënjej sot, mbase nesër do të gënjej. Sot për sot mazhoranca gënjen se ka qeverinë. Por kjo nuk do të thotë që nesër dhe ne kur të vijmë në qeveri do të gënjejmë. Rama këtu po vendos një lloj diktature, sepse i ka kapur të gjitha pushtetet, ka dhe banditë në dorë. Të gjithë shqiptarët janë në kushte shumë të vështira. Shqiptarët nuk ikin vetëm nga qeveria, por edhe nga opozita. Unë e kuptoj qytetarin kur thotë se, këta kanë kapur gjithçka. E thonë ndërkombëtarët, që ky vend është i korruptuar, investitorët e huaj nuk vijnë në Shqipëri se ka korrupsion”, tha Shehaj.

Exit mobile version