“Koka është Edi Rama”, Basha reagon pas arrestimit të Beqajt: Mbështesim SPAK. Fundi i pandëshkueshmërisë është fundi i tranzicionit

Kryetari i Demokratëve Euroatlantik, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Me anë të një postimi në Facebook, Basha ka përshëndetur vendosmërinë e SPAK për hetimin e thelluar të aferave korruptive të qeverisë Rama, arroganca dhe babëzia e së cilës nuk kursen as fondet e BE-së.

Ai më tej shpreh mbështetje për SPAK dhe e inkurajon të veprojë kundër korrupsionit në nivelet e larta, i cili është një kërcënim për integrimin e vendit në BE, mirëqenien, sigurinë tonë kombëtare, për zhvillimin ekonomik, social dhe demokratik të Shqipërisë.

Reagimi i Bashës:

Fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë shënon fillimin e fundit të tranzicionit.

Përshëndes vendosmërinë e SPAK për hetimin e thelluar të aferave korruptive të qeverisë Rama, arroganca dhe babëzia e së cilës nuk kursen as fondet e BE-së.

Shpreh mbështetjen e plotë për SPAK dhe e inkurajoj të veprojë pa asnjë hezitim kundër korrupsionit në nivelet e larta, i cili është një kërcënim për integrimin e vendit në BE, mirëqenien, sigurinë tonë kombëtare, për zhvillimin ekonomik, social dhe demokratik të Shqipërisë.

Qytetarët shqiptarë presin drejtësi, qytetarët shqiptarë meritojnë që drejtësia t’i shkojë deri në fund aferave korruptive, pasi të gjithë e dinë që peshku është qelbur nga koka. Dhe koka dihet që është Edi Rama!

Artikulli paraprakArrestohet me urdhër të SPAK ish-ministri Ilir Beqaj, në pranga dhe dy bashkëpunëtorë të tij
Artikulli tjetërArrestimi i Beqajt nga SPAK, ministrat dhe deputetët e PS-së ‘kyçin’ gojën