Kokaina fut në sherr klanet e drogës në qeveri

Rama dhe Xhafa përplasen për operacionin e kapjes së 615 kilogramëve kokainë. Kush e organizoi operacionin e drogës? Rama ka një mendim të ndryshëm nga Fatmir Xhafa.
“Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj janë aq të pabesueshëm saqë i pari i bandës thotë se operacioni për kokainën ishte rezultat vetëm i agjencive shqiptare, ndërsa i dyti thotë se kapja u krye në bashkëpunim me agjencitë e huaja. Cilin nga klanet e drogës duhet të besojmë? Atë të Edi Ramës, pra klanin e kokainës së Xibrakës, apo klanin e Bolonjës së Agron Xhafajt i cili ka përvojë më të gjatë me trafikun e drogës nga Amerika Latine, për të cilin është dënuar në Itali. Ndërkohë ky që i kapën 613 kg kokainë sot, dhe që është larguar në drejtim të paditur, paska bërë 97 rrugë Kolumbie nën hundën e Edi Ramës dhe Tahir-Xhafajve të tij.
Siç demonstron dokumenti më poshtë:https://panjiva.com/Arbri-Garden-Shpk/41582645”, shkruan Basha në postim.

Exit mobile version