Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja në lidhje me sasinë prej 613 kg kokainë të kapur në Durrës. E ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në Neës24, Lala tha se policia gjyqësore raportoi për ndërhyjrje në pjesën e djathtë fundore të konteinerit të kompanisë “Arbri Garden”. “Në pjesën e djathtë fundore të konteinerit ka pasur ndërhyrje, llamarina ishte e lëvizur e kishte gjurmë silikoni, që do të thotë se konteineri mund të jetë hapur dhe nga organet ligjzbatuese të vendeve të tjera”, tha ajo.
Po ashtu, sipas Lalës, ditën kur kontenieri është kontrolluar, ka pasur një debat mes agjentëve të hetimit doganor dhe policisë. “Policia kërkonte që kamioni të shkonte në destinacionin final, ndërsa hetimi doganor këmbëngulte se ishin ata që e kishin hasur drogën”, tha Lala.
Ndër të tjera, gazetarja tha se mund të ketë një shpallje të menjëhershme në kërkim ndërkombëtar të pronarit të kompanisë, Arbër Cekaj. “Ka një sërë letërporosish të nisura nga prokuroria e Krimeve të Rënda në Kolumbi, Ekuador, Maltë e Gjermani”.
Hetimet kanë zbardhur plotësisht së fundmi, se sa herë ka dalë nga Shqipëria vitet e fundit, Donald Lushaj, menaxheri i firmës së bananeve, që importoi kontenierin nga Kolumbia që fshihte 613 kg kokainë. Donald Lushaj, menaxher i “Arbri Garden” ka dalë 6 herë nga Shqipëria në vitin 2018 dhe po brenda ditës është kthyer, lëvizje afatshkurtra këto nga Morina dhe të mistershme.
Konkretisht, ai ka dalë nga Shqipëria më 2 janar, 13 janar, 21 janar dhe 22 janar, 26 janar e 5 shkurt dhe është kthyer kurdoherë pothuajse brenda ditës. Pas arrestimit, Lushaj ka deklaruar: “am katër vjet që punoj si menaxher i ‘Arbri Garden’. Porositë bëhen nga Arbër Çekaj 25-30 ditë përpara. Kontenierët e kompanisë erdhën dy javë me vonesë. Kontenierët u ndaluan për inspektim në Livorno të Italisë dhe për këtë kontroll “Arbrit” i erdhi një faturë prej 4 mijë eurosh për të paguar”.