Kokaina me foton e Escobar, Gjykata liron një prej pronarëve

Gjykata e Apelit ka liruar nga burgu një nga ortaket e firmës së bananeve “Masabi Fruits”, në të cilën u gjetën 143 kilogramë kokainë, Klajdi Xibraku.

Ai është shpallur i pafajshëm duke qenë se nuk ka prova të mjaftueshme për të motivuar heqjen e lirisë.

Kokaina me fotot e Escobar, u zbulua në portin e Durrësit, në mes të kontenierëve me banane.

Xibraku ishte arrestuar rreth një vit më parë, menjëherë pas zbulimit të kokainës në portin e Durrësit në Prill të vitit 2021.

Më herët Gjykata e Durrësit kishte liruar dhe personin tjetër të arrestuar, Erjon Peti.

Tashmë nuk ka asnjë të ndaluar në lidhje me trafikimin e kësaj sasie të konsiderueshme të kokainës, që duket se do të mbetet pa autor.

Trafiku i kokainës përmes kontenierëve me banane ka qenë mjaft i shpeshtë vitet e fundit në vendin tonë, ku kompanitë që tregtojnë frutat pretendojnë se nuk kanë përgjegjësi për transportin e tyre, dhe për atë që mund të futet në mjet gjatë nisjes dhe mbërritjes nga vendet e Amerikës Latine.

Exit mobile version